Xhejms Taiberius Kërk përpiqet të ndjekë gjurmët e të atit. Zoti Spok e kontrollon me kujdes. Ndërkohë që një Romulian hakmarrës nga e ardhmja krijon vrima të zeza në përpjekje për të shkatërruar një e nga një planetët e Federatës.
Pasi çliroi një vajzë të re nga burgimi i saj i padrejtë në Jeruzalem, Frajni Fisher fillon të zbulojë një mister në lidhje me smeraldet e paçmuar, mallkimet e lashta dhe të vërtetën pas zhdukjes së dyshimtë të fisit të harruar të Shirinit.
Kur një alien që zotëron fuqi të çuditshme përplaset afër një ferme në Mossy Bottom, Delja Shaun shumë shpejt bën një mik të ri. Bashkë ata duhet të vrapojnë nga një organizatë e rezikshme që do të kapë vizitorin nga hapësira...
Një mjek që mund të flasë me kafshët, fillon një aventurë për të gjetur një ishull legjendar me një nxënës të ri dhe një ekuipazh me kafshëve shtëpiake të çuditshme.
Erdhi koha që zonjat e Gotamit të tregojnë vlerat e tyre dhe të marrin çfarë meritojnë, duke filluar me Harli Kuin, e cila do u tregojë të tërëve që e kanë nënvlerësuar që mund t’ia dalë vetëm dhe që duhet t’ia kenë frikën.
Kur një virus vdekjeprurës përhapet globalisht, 4 miq kërkojnë një strehë për t'u mbrojtur nga murtaja. Por ndërsa shmangin të infektuarit, udhëtarët ndizen me njëri-tjetrin dhe kërkimi i tyre merr një rrjedhë tjetër.
Dy vëllezër kukudhë adoleshentë, Ian dhe Barley, shkojnë në një udhëtim për të zbuluar një magji që të kalojntë një ditë të fundit me babanë e tyre, i cili vdiq kur ishin shumë të vegjël.
Pjesëtarët e mbijetuar të rezistencës përballen edhe njëherë me Urdhrin e Parë, dhe konflikti legjendar midis Jedit dhe Sith arrin kulmin duke i dhënë fund historisë Skajuoker.
Kur një mollëkuqe e re ngecet në një kuri kartoni dhe dërgohet ne Karaibe, babai i tij shkon në Guadalupe për ta shpëtuar atë dhe të tjerët nga një zonë ndërtimi...
Pasi zbulon një iriq të vogël, të shpejtë, ngjyrë blu, një polic i një qyteti të vogël duhet ta ndihmojë të mundë një gjeni djallëzor i cili do që të bëjë eksperimente me të.
Grupi i njohur rikthehet, por loja ka ndryshuar. Në përpjekje për të shpëtuar Spenserin, lojtarët duhet të kalojnë shtigje të panjohura, nga shkretëtirat e thata në malet me dëborë, për t'i shpëtuar lojës më të rrezikshme në botë.
Eksploruesi Dërk Pit ndërmerr aventurën e jetës së tij në kërkimin e anijes së humbur të luftës civile e njohur si " anija e vdekjes" në shkretëtirën e Afrikës Perëndimore ndërkohë që ndihmon një doktoreshë të OBSH për të shpëtuar prej një dikatori të pamëshirshëm
Super spiuni Lance Sterling (Will Smith) dhe shkencëtari Walter Beckett (Tom Holland) janë pothuajse të kundërt. Walteri është i qetë, i lezetshëm dhe i butë. Lance është ... e kundërta. Por, kur ngjarjet marrin një kthesë të papritur, kjo duo e pamundur detyrohet të bashkohet për misionin përfundimtar që do të kërkojë një maskim pothuajse të pamundur - duke e shndërruar Lance në pëllumbin e guximshëm, të ashpër, madhështor. Walter dhe Lance papritmas duhet të punojnë si ekip, ose e gjithë bota është në rrezik të madh.
Anëtarë të Sukadrës Kineze të Alpinizmit duhet të përpiqen për të disatën herë të arrijnë në majën e malit më të lartë mbi Tokë. Ata duhet të përballen me erërat e forta, ortekët dhe të ftohtin e acartë.
D.C. është pronari i krisur i "Action Point", një park zbavitës me çmime të ulëta, ku lojërat janë projektuar me siguri minimale, për argëtim maksimal. Për të ruajtur parkun e tij të dashur dhe marrëdhënien me vajzën, D.C dhe stafi i tij, duhet të rrezikojnë gjithçka...
Adoleshentja nga Hondurasi Sajra ribashkohet me të atin për të tentuar realizimin e ëndrrës për të shkuar në SHBA. Shkuarja në Meksikë është hapi i parë i këtij udhëtimi, pasi ajo njihet me një djalë i cili po arratiset prej një të shkuare aspak të mirë.
Kur një radio bie nga qielli në duart e një qeni naiv, ai largohet nga shtëpia për të përmbushur ëndrrën, të bëhet muzikant, duke sjellë edhe një seri ngjarjes të pazakonta.
Hajdi është një jetime tetë vjeçe nga Zvicra, të cilën tetoja ia jep gjyshit të saj të ashpër, që banonte në mal. Tetoja e merr sërish vajzën, fshehurazi, për të jetuar në shtëpinë e të pasurve Zeseman në Frankfurt të Gjermanisë, si shoqëruese e Klarës, një vajzë e paralizuar, në një karrige me rrota. Hajdi është e trishtuar, por përfiton maksimalisht nga situata, gjithmonë duke ndjerë mall për gjyshin e saj.
Terroristët vjedhin mbushje bërthamore nga ushtria amerikane, por nuk llogarisin në një pilotë dhe një roje të parkut nacional të cilët shkatërrojn planin e tyre.