Një armik i lashtë lirohet nga qelia e tij dhe niset në një mision për të rifituar fuqitë e tij duke shkaktuar vështirësi dhe rreziqe për BoBoiBoin dhe skuadrën e tij.
Një personazh i famshëm në rrjetet sociale udhëton bashkë me shoqërinë e tij në Moskë për të bërë filmime të reja për kanalin e tij në internet. Duke kaluar limitet dhe duke kërkuar rrezikun hyjnë në një botë të ftohtë misteri, dhune dhe rreziku.
Kur një motër dhe vëlla, zbulojnë se nëna e tyre, në dukje normale, është një ish-hajdute në mbrojtjen e dëshmitarit, e detyruar të bëjë një punë të fundit, bashkohen për ta shpëtuar atë gjatë një nate të mbushur me aksion.
Lesi është qenushja e Flosë. Ata kanë një lidhje shumë të fortë së bashku. Vështirësitë financiare do të detyrojnë familjen të heqë dorë nga Lesi. Edhe pse me kilometra larg, Lesi do arrijë të arratiset nga pronari i ri për tu rikthyer në gjirin e familjes.
Për të shpëtuar babanë e saj të sëmurë në mënyrë që mos shkonte në luftë, një femër e re e patrembur maskohet si burrë të mbroj perandorinë e saj nga pushtuesit veriorë.
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Një burrë transporton një armë antike të quajtur Meksikani, e cila besohet se mban një mallkim, duhet të kalojë kufirin, teksa e dashura i bën presion se do ta lërë po s'hoqi dorë nga mënyrat kriminale të tij...
Një vizitore nga e ardhmja u thotë miqve të mirë, Billit dhe Tedit, se vetëm një nga këngët e tyre mund të shpëtojë realitetin dhe të sjellë harmoninë në univers. Kjo, i bën dy shokët, bashkë me familjet e tyre, të nisin kërkimin për ta zbuluar këtë mister.
Tre vëllezër mbesin aksidentalisht në mes të një stuhie dimërore në një ishull. Askush nuk e di se ku janë. Është një luftë e fortë për mbijetesë për ata.
Ndjek udhëtimin e një iriqi, vajzë e vogël e cila do që të shpëtojë pyllin dhe banorët e tij nga një thatësirë e tmerrshme duke i marrë një gur uji magjik mbretit ari.
Sem Flini, biri 27-vjeçar i Kevin Flin, kërkon në zhdukjen e të atit dhe e gjen veten të tërhequr në të njëjtën botë programesh të egra dhe lojërash gladiatorike ku babai i tij ka jetuar për këto 20 vitet e fundit. Së bashku me të besuarën e Kevinit, babë e bir nisen në një udhëtim jete a vdekjeje përgjatë një universi kibernetik që të lë pa fjalë dhe që është shumë më tepër i përparuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm.
E vetmja mënyrë për të shpëtuar Tokën nga katastrofa është që një grup shkencëtarësh të shkojnë në bërthamën e saj dhe ta nxisin që të rrotullohet përsëri.
Cosmos eksploron orët e para emocionuese të kontaktit të parë kur tre astronomë interceptojnë aksidentalisht atë që ata besojnë si një sinjal i dobët, i koduar nga një civilizim i largët i huaj.
Butch Cassidy duke parë edhe njëherë për herë të fundit pamjen e shtëpise së tij, në aventurë qe e lidh atë me një hajdut të ri. Ata bëhen shënjester e gangesterëve dhe njerëzve të ligjit.
Një i ri amerikan, me origjinë norvegjeze, zbulon papritur se zotëron fuqi të mbinatyrshme, të cilat i kanë bazat në mitologjinë e vendit. Udhëtimi i tij në tokën e të parëve, do të shndërrohet në një aventurë misterioze, në kërkim të së vërtetës...
Në një univers imagjinar që përfshin dhjetë kombe. Duke parë që vendi fqinj bëhet gjithnjë e më i fuqishëm, një luftëtar organizon një konkurs për të zbuluar luftëtarët më të mirë. Duke dëgjuar këtë lajm, Dong Yilong, një fshatar i ri trim vendos të marrë përsipër sfidën, pavarësisht dyshimeve të fshatit të tij. Kështu fillon udhëtimi.
Kur prindërit e tyre vdesin në një zjarr masiv, tre fëmijë dërgohen të jetojnë në kujdestarinë e kushëririt të tyre, kontit Olaf. Por shpejt, ata zbulojnë se ai është vetëm pas parave të tyre.
Robinson Kruzo largohet nga Britania me nje¨ anije, pasi vrau mikun e tij pe¨r dashurine¨ e Marise¨. Nje¨ stuhi e ashpe¨r oqeanike shkate¨rron anijen e tij dhe e le¨ ate¨ te¨ bllokuar nga bota, ne¨ nje¨ ishull te¨ paeksploruar. Pe¨r t’u kujdesur pe¨r veten e tij, Kruzo ke¨rkon nje¨ mbijetese¨ ne¨ ishull, derisa te¨ takohet me një banor pagan, i cili do ta ndihmojë të rikthehet në shtëpi.