Xhejms Bond është larguar nga shërbimi aktiv. Qetësia e tij zgjat shumë pak, deri sa Feliks Leiter, një mik i vjetër nga CIA, i kërkon ndihmë. Leiter e nis Bondin në gjurmët e një keqbërësi misterioz, i cili është i armatosur me një teknologji të re të rrezikshme.
Kur një video me pamjen e Bigfutit fiton vëmendje, një influencer që ka humbur famën shkon në mision të filmojë video me bigfutin për të rifituar famën e saj.
Nelli dhe qeni i saj, Londoni, janë gati të kalojnë pushimet e vjeshtës me xhaxhain e saj, Hanibalin. Shumë shpejt ajo vë re se ai nuk bënte një jetë normale. Xhaxhai i saj është një agjent përbindëshash. Nelli përfshihet në një aventurë të mbushur me fantazma, vampirë dhe njerëzish-ujqër.
Një oficer që punon tek Krimet e Rënda përballet me një ish-shokun e tij polic, që tashmë ka marrë një tjetër drejtim dhe jeta i vendos kundra njëri-tjetrit.
Anëtarët e familjes Uishbon shndërrohen sërish në një vampir, një mumie, një ujk dhe Frankenshtajn, për të shpëtuar miqtë e tyre përbindësha nga një gjahtare misterioze.
Një specie e njohur si "torifantë" rebelohen kundër jetës së tyre nën skllavërinë e njeriut dhe nisin një udhëtim të rrezikshëm plot me të papritura për të gjetur qytetin e "Legjendës së Vertikalve".
Në një Tokë alternative, Xhokeri mashtron Supermenin për të vrarë Lois Lejn, gjë që shkakton një tërbim te heroit. Supermen vendos të marrë kontrollin e Tokës, Batman dhe aleatët e tij do të duhet të përpiqen ta ndalojnë atë.
Paul Atreides, një djalë i talentuar dhe fatlum, duhet të udhëtojë në planetin më të rrezikshëm në univers për të siguruar të ardhmen e familjes dhe njerëzve të tij.
Pas rrëzimit të anijes së tij në Mustafar, Poe Dameroni dhe BB-8 vizitojnë kështjellën Vader. Shërbëtori i Darth Vaderit, u tregon mysafirëve të tij tri histori të frymëzuara nga Sithi, me synimin për të arritur në fund qëllimin e tij të lig...
Brendoni është një 15 vjeçar që ëndërron të ketë një palë Air Xhordans. Sapo ai arrin të marrë një palë,
një tip në lagje ia vjedh, duke e detyruar Brendonin dhe shokët e tij të ndërmarrin një mision të rrezikshëm në
Oakland për t'i rimarrë mbrapsht.
Në një vend në Perëndimin e Egër të quajtur ''Kryqëzimi'' nuk funksionon ligji dhe njihet ndryshe dhe si parajsa e kriminelëve. Një gazetare vjen për të kryer një kronikë në gazetë mbi këtë vend, por ngjarjet atje e lënë të habitur.
Toka është e pushtuar nga robotët. Të mbijetuarit janë të mbyllur në shtëpitë e tyre dhe duhet të vendosin impiante elektronike, duke rrezikuar vdekjen nëse kapen nga robotët jashtë shtëpisë së tyre.
Në një vend të shkretë ku njerëzimi është skllav i ujit, dy rebelë mund të jenë në gjendje të vendosin rregullin: Maksi, një ish polic fjalëpak dhe Furiosa, një grua e guximshme, e cila kërkon të shkojë në vendlindjen e saj.
Në frymën e Moanës dhe Frozen, 'Ainbo - Shpirti i Amazonës' është udhëtimi epik i një heroine të re dhe udhërrëfyesve të saj shpirtërorë, "Dilo" një gjitar i lezetshëm dhe me humor dhe "Vaka" një antilopë budallaqe e madhe, e cila fillon një kërkimi për të shpëtuar shtëpinë e tyre në pyllin madhështor të Amazonës.