Të rriturit, Ted Tempelten dhe vëllai i tij, Tim, marrin një formulë magjike që i transformon në foshnja për 48 orë. Së bashku, ata tani duhet të pëmbushin një mision për të parandaluar një njeri të keq i cili dëshiron t'i kthejë njerëzit në zombi.
Diku në rivierën italiane, një përbindësh deti me aftësinë për të marrë formën njerëzore kur zbret në tokë, eksploron qytetin e Portorosos me shokun e tij të ngushtë, Alberton, duke përjetuar një verë që do t’i ndryshojë jetën.
Tintin mëson një informacion të vlefshëm që e çon atë në një thesar të varrosur, që u përkiste paraardhësve të mikut të tij më të mirë, kapitenit Chantok. Të dy, së bashku si dhe me katërkëmbshin Milo, mikun e pandashëm të Tintinit, nisen për aventurën e tyre, ndërsa pas tyre vihen dy detektivë (Simon Pegg) dhe (Nick Frost).
Vrasësi Slade Wilson ka dy jetë: një jetë si vrasës i pamëshirshëm i njohur si Deathstroke dhe një jetë si një njeri familjar. A mund ti shlyejë ai mëkatet e së kaluarës apo do të jetë familja e tij ajo që do paguajë çmimin përfundimtar?
Dini adoleshent, po përpiqet të rilidhet me shoqen e tij të fëmijërisë, e cila ka nisur një jetë të re. Pikërisht në këtë kohë, ai takon dragoin e dëshirave, i cili i tregon magjinë e mundësive të pafundme...
Përralla epike e pelegrinit dhe barrës së tij, një udhëtim i përshtatur për ditët e sotme. Kristiani përballet me shpërqendrime, tundime dhe vështirësi gjatë udhëtimit të tij për në Qytetin Qiellor, udhëtim i frymëzuar nga libri që i bie në dorë rastësisht në qytetin e tij të mjeruar...
"Ujk 100% përqendrohet tek Fredi Lupin, trashëgimtar i një familjeje të lashtë njerëzish ujq. I sigurt që do të shndërrohet në një ujk të frikshëm, Fredi do të shokohet kur transformimi i tij i parë nuk shkon siç pritet dhe ai përfundon duke u kthyer në një...pudëll."
Quasimodo është mbrojtësi i këmbanave të çmuara të Notre Dame. Kur Sarousch, një kriminel mjeshtër, planifikon fshehurazi të vjedhë një nga këmbanat, Quasimodo duhet ta ndalojë atë.
Në botën e zhurmshme njerëzore, shumë nga goblinët jetojnë në paqe me njerëzimin. Hei, demoni-mace, fillon udhëtimin pas shkatërrimit të shtëpisë së tij në pyll. Me partnerë simpatikë goblinë dhe mjeshtra-njerëz që shfaqen njëri pas tjetrit, Hei është në dilemë se cilën anë duhet të mbajë.
Kejti, një vajzë e re, do të nisë shkollën e filmit dhe bashkë me prindërit, vëllain e vogël dhe qenin nisin rrugëtimin me makinë. Por planet e tyre për t’u lidhur si familje, ndërpriten kur pajisjet elektronike vijnë në jetë për të bërë një kryengritje. Me ndihmën e dy robotëve miqësorë, Miçëllsat duhet të bashkohen për të shpëtuar njëri-tjetrin dhe planetin nga revolucioni teknologjik.
Hashibira, një djalë i rritur nga derrat dhe Zenitsu Agatsuma, një djalë që zbulon fuqinë e tij të vërtetë kur fle, hipin në Trenin e Pafund për një mision të ri me Shtyllën e Flakës, Kioxhuro Rengoku, për të mposhtur një demon që ka torturuar njerëzit dhe ka vrarë ata që e kundërshtojnë!
Duke përfituar nga mungesa e mamit, e cila ka ikur me pushime, Feliksi 12-vjeçar niset për të gjetur babanë e tij, një peshkatar që u zhduk në det dy vjet më parë.
Kur Maja, një bletë e vogël kokëfortë
dhe shoku i saj më i mirë, Uilli,
shpëtojnë një milingonë princeshë, ata e gjejnë veten
në mes të një beteje buburrecash, e cila do ti çojë
në një botë krejtësisht të re dhe do të testojë miqësinë e tyre.
Një korrier i zakonshëm, Li Yunxiang, megjithëse vjen nga zona e lagjeve të varfëra, bën një jetë të kënaqshme. Por kur djali arrogant i pasur i Shefit e rreh atë, zemërimi i tij i thellë kthehet në shpërthim të Zjarrit të së Vërtetës.
Hanse dhe Gretel, motër e vëlla që nuk flasin prej vitesh për shkak të vdekjes së prindërve të tyre. Rasti i rrëmbimit të mbretit nga një shtrigë e keqe do t'i bëjë ata të punojnë së bashku edhe pse nuk duan. Gjithçka merr zgjidhje nga një aventurë e paparë.
Në një realitet të njohur si Kumandra, një Tokë e rimagjinuar e banuar nga një civilizim antik, një luftëtare me emrin Raya është e vendosur të gjejë dragoin e fundit.
Me sfond qytetin madhështor të Rio de Zhaneiros dhe pyllin e harlisur tropikal të Brazilit, komedia plot aventurë ka në qendër Blunë, një papagall të rrallë që mendon se është i fundit i llojit të tij. Kur Bluja zbulon se ekziston dhe një tjetër si ai - dhe se ajo është femër - lë rehatinë e kafazit të të tij në një qytezë të Minesotës dhe niset për në Rio. Por vetëm dashuri me shikim të parë që nuk është midis Blusë së zbutur e të tmerruar nga fluturimi dhe femrës tepër të pavarur dhe sypatrembur me emrin Xhull. Të ngecur për të qëndruar me njëri-tjetrin, ata nisen në aventurën e jetës së tyre, ku mësojnë për miqësinë, dashurinë, kurajën dhe të qenit i hapur ndaj mrekullive të shumta të jetës.
Kur Titanët që hanin njerëz u shfaqën për herë të parë, 100 vjet më parë, njerëzit gjetën siguri duke ndërtuar disa mure masive të cilat ndaluan gjigandët të binin në gjurmët e tyre. Por siguria që ata kanë pasur për kaq shumë kohë kërcënohet kur një Titan kolosal çan murin, duke tërhequr një valë gjigantësh në atë zonë të sigurt të njerëzve.
Gjatë masakrës që vijon, ushtari Eren Jaeger sheh një nga krijesat që gllabëron nënën e tij, gjë që e bën atë të zotohet se do të vrasë çdo Titan. Ai bashkohet me disa miq që mbijetuan, për ta ndihmuar atë. Dhe ky grup është shpresa e fundit e njerëzimit për të shmangur zhdukjen nga duart e titaneve.
Rilind rivaliteti legjendar mes Tomit dhe Xherrit, ndërkohë që ky i fundit shkon në hotelin më të mirë të Nju Jorkut, në prag të dasmës së shekullit. Tomit, ndihmësit të menaxheres së hotelit, do t’i duhet ta përzërë miun ngatërrestar, por beteja mes maces e miut përshkallëzohet aq shumë sa kërcënon të shkatërrojë dasmën dhe ndoshta, edhe vetë hotelin.
Në përpjekjen e tij të fundit për të groposur lajthinë e tij, Skrandi e gjen veten në qendër të tokës, duke shkaktuar një tërmet gjigand saqë mëma natyrë vendos që t’i bëjë një sistemim të ri të gjithë tokës. Por lëvizjet tektonike ndajnë nga pjesa tjetër e kopesë Menin, Sidin dhe Diegon. Meni i premton Elit që do të kthehet përsëri, por ai as që nuk e ka idenë se si do t’ia dalë mbanë.