Paragusi mashtron Vexhetën për të ardhur në një planet të sajuar të quajtur "Vexheta i Ri". Ai s'di shumë e më vonë kupton se Broli është Super Sajani legjendar që përpiqet ta paralajmërojë Goku (Qaramani).
Gohani dhe shokët e tij marrin pjesë në Turneun e Madh Tenkaiçi për të fituar çmimin prej 1 milion zeni, por kur arrijnë finalet atyre u duhet të përballen me Boxhekun dhe ushtarët e tij, të cilët janë liruar nga burgimi për shkak se të shkatërrimit të planetit së Mbretit Kaio nga Goku. Pas arratisjes, Boxheku ka ardhur në Tokë që ta sundojnë atë dhe Gohani me shokët e tij duhet të bëjnë çmos që ta ndalin.
Për Blunë, Xhuëllin dhe fëmijët e tyre është një xhungël e vërtetë në "Rio 2", pasi ata lënë qytetin magjik për të shkuar në xhunglën e Amazonës. Në përpjekje për t'u përshtatur, Blu ndeshet dhëmb për dhëmb me Naixhellin hakmarrës. Një prej kundërshtarëve të tij më të frikshëm në botën e xhunglës bëhet edhe vjehrri i tij.
Sferat e Dragoit : Pema e Fuqisë. Goku dhe shokët e tij do të detyrohen të përballen me Tarlesin dhe ushtarët e tij, pasi ai mbolli në Tokë një pemë, e cila do të thithte të gjithë fuqinë e Tokës dhe do të lindte një frut që përmban fuqinë e thithur. Tarlesi synon të hajë frutin e pemës, por Luftëtarët Z do të bëjnë të pamundurën për ta ndalur.
Duke vazhduar aventurat e tij legjendare, Pou duhet të përballet me dy kërcënime të jashtëzakonshme epike, një tw mbinatyrshme dhe një tjetër afër shtëpisë së tij.
Sferat e Dragoit : Rruga drejt Fuqisë. Son Goku do të përfshihet në një aventurë të mrekullueshme ku do të takohet me shumë njerëz të rinj dhe sigurisht me shumë sfida. Ai së bashku me miqtë e tij do të provojnë të mbledhin shtatë Sferat e Dragoit dhe do të provojnë të mposhtin organizatën ushtarake famëkeqe Red Ribon.
Kjo është historia e Bardok, babait të Gokut. E cila tregon për shkatërrimin e planetit Vexhita dhe rebelimin e babait të Gokut ndaj të fuqishmit Friza!
Zootopia qyteti i ëndrrave për çdo kafshë. Aty ku e pamundura është e mundur. Xhudi një lepurushe kërkon të plotësoje ëndrrën e saj të behet police, por gjatë rrugëtimit te saj has shume dilema dhe probleme që...
Një koala i vogël dhe aventurier nis një udhëtim përmes periferisë se egër e të rreziksme të Australisë me shpresën për të gjetur babain e tij të humbur, por shumë shpejt ai zbulon se për të qenë hero, duhet më shumë guxim se ç'duket.
Pas një beteje apokaliptike midis njerëzve dhe robotëve, bota është shkatërruar dhe në të nuk ka asnjë jetë njerëzore. Një loder me emrin 9 zgjohet në botën e shkatërruar dhe tashmë është në dorën e tij dhe tetë lodrave të tjera të udhëhequra nga frikacaku me emrin 1 për të shkatërruar robotët njëherë e përgjithmonë.
Kur Sidi fillon punë si kujdestar vezësh, nuk e di që një armik i vjetër ka plane të tjera. Mashtrimet çojnë te gjuetia e parë e vezëve dhe krijimin e traditave të njohura të Pashkëve.
Robin dërgohet të punojë me Titanët adoleshentë, pasi sjellja e tij shpërthyese prish një mision të ligës së drejtësisë. Titanët më pas, duhet të përballen me Trigon pasi ai zotëron Ligën dhe kërcënon se do pushtojë botën.
Fisi i Piksive mallkon Xho Bekun pasi ai lëndon pa dashur një nga djemtë e mbretit. Atij i ecën çdo gjë ters madje dhe me dashurinë e jetës së tij. Çdo të ndodhë mes tij dhe Piksive?
Pasi gjyshi dhe babai i tij nuk mundën të udhëtonin drejt Hënës, Majku vendos të futet në raketë për të thyer mallkimin. Atij i duhet të luftoje edhe me Karsonin, milionerin që do të pushtojë botën dhe gjithashtu të shkatërrojë flamurin amerikan të ngulur në Hënë në 1969.
Alvini, Simoni dhe Teodori nisen në Majemi për të ndaluar fejesën e Dejvit dhe të dashurës së tij. Mes një serie keqkuptimesh komike ata përpiqen jo vetëm të mos humbasin Dejvin por edhe të shpëtojnë nga një grindavec qe mund të bëhet vëllai i tyre i ardhshëm.
Një vit pas Luftës IV Botërore, një bombë shpërthen në Newport City-n, duke vrarë një komisioner armësh i cili dyshohet të ketë lidhje me organizatën misterioze 501. Oficeri i Sigurisë Publike, Aramaki, punëson hakeren e jashtëzakonshme me trup të plotë kibernetik, Motoko Kusanagi, për të udhëhequr hetimet.
Kanë kaluar disa vite që nga fundi I luftës Shinobi. Naruto Uzumaki është Hija e Shtatë e Zjarrit në këtë epokë. Djali I tij, Boruto Uzumaki do të hyjë në provimin përzgjedhës, së bashku me Sarada Uchiha dhe Mitsukin misterioz.
Minionët janë krijesa të vogla të verdha në kërkim të një krimineli që t'i shërbejnë. Ata më në fund e arrijnë qëllimin e tyre por gjërat mesa duket fillojnë të ndërlikohen.
Një dinozaur i quajtur Arlo, me shpirtin e tij të mirë dhe luftarak që fshihte brenda vetes, arrin të mposhtë frikën që ka dhe madje bëhet shok me një njeri.