Kur nëna e dy vajzave sëmuret, familja zhvendoset në një shtëpi të re për të qenë më afër sajë. Aty fillojn aventurat e dy vajzave me shpirtrat e pyjeve të mrrekullueshëm.
Një vajzë që quhet Sofi, ndeshet me Gjigantin e madh e miqësor që, krahas pamjes së tij frikësuese, del që ka një shpirt të mirë, i cili konsiderohet nga gjigantët e tjerë i dëbuar, pasi ndryshe nga ata, ai nuk pranon të hajë fëmijët.
Peshku blu miqësore, por harraqe, fillon një kërkim për prindërit e saj të humbur, dhe të gjithë mësojnë rreth kuptimit të vërtetë të familjes, përgjatë udhëtimit të saj.
Historie e nje artisteje te re qe vuante nga depresioni, perndiqet nga nje shpirt i krijuar nga novela e saj grafike . A do arrij ajo ta mposhti psikozen e saj dhe te shpetoj nga shpirti i keq perpara se ai ta shkaterroj ate dhe cdo gje qe e rrethon?
Një djalë 12 vjeçar vihet në kërkim të së vetmes gjë që mund ta bëjë atë të fitojë dashurinë e vajzës së ëndrrave të tij. Për ta gjetur ai duhet të zbulojë historinë e Loraksit, një krijesë me humor të keq por simpatik, i cili lufton për të mbrojtur botën...
Një ndërlidhje shume dimensionale mes nje artisteje librash vizatimorë, një shkrimtareje dhe një regjisori filmash. Secili jeton në një
realitet të veçuar por tregojnë një histori për njërin prej tyre.
Mbreti Regis, i cili mbikëqyr territorin e Lucis, urdhëron trupën ushtarake të tij për të mbrojtur mbretërinë nga planet e mbretërisë së Niflheim për të marrë Kristalin e Shenjtë.
Kristal i cili i jep fuqi dhe magji mbretërisë së Lucis.
Në Kung Fu Panda 2, Poja tani po jeton ëndrrën e tij si Luftëtari Dragua, duke mbrojtur Luginën e Paqes përkrah miqve të tij, Pesëshes së Furishme. Por jeta e re e Posë kërcënohet nga një armik i ri, i cili planifikon të përdorë një armë sekrete dhe të pandalshme për të pushtuar Kinën dhe për të shkatërruar kung funë. Poja duhet të shikojë në të shkuarën e tij dhe të zbulojë sekretet e origjinës së tij; vetëm atëherë do të mund të çlirojë fuqinë që i duhet për të dalë me sukses.
Kur galaktika është në rrezik nga shkatërrimi i çdo planeti të saj prej një shkencëtari të çmendur, një mekanik dhe shoku i tij më i ri robot do të bashkohen me një skuadër heronjsh. Së bashku do të bashkojnë forcat për të mposhtur të këqijtë e do të shpëtojnë galaktikën.
Në një ishull të vogël ekzotik, e Marta, një papagall i veçantë, jeton me shokët e tij të çuditshëm si në parajsë. Sidoqoftë, e Marta nuk ndalon së ëndërruari për të zbuluar botën. Pas një stuhie të fuqishme, e Marta dhe shokët e tij zgjohen për të gjetur një krijesë të çuditshme në plazh: Robinson Kruzonë. E Marta menjëherë e sheh Kruzonë si një biletë për të zbuluar vende të reja. Gjithashtu Kruzo shumë shpejt e kupton se e vetmja mënyrë për të mbijetuar në ishull, është ndihma e Martës dhe shokëve të tij. Nuk është e lehtë në fillim sepse kafshët nuk flasin gjuhën e njerëzve. Me ngadalë ato të gjithë jetojnë në harmoni, deri një ditë kur dy mace të egra, shpresojnë të marrin në kontroll ishullin. Një betejë fillon mes maceve dhe grupit të shokëve por Kruzo dhe kafshët e tjera zbulojnë fuqinë e miqësisë të vërtetë e cila është mbi të gjitha, madje edhe më e fortë se macet e egra.
Duke kërkuar për babanë e saj, një vajzë e vogël, zbulon shtëpinë e fshehur të Borëbardhës dhe xhuxheve. Shokët e saj të sapo gjetur, e ndihmojnë atë të ndjekë të dhënat për vendndodhjen e babait të saj,
por aventurat e tyre, a do t'i çojnë drejt kurthit të Mbretëreshës se keqe, apo do t'i çojnë drejt fundit të lumtur që po kërkojnë?
1941. Në Francën e përgjumur në shekullin e 19-të, të qeverisur nga avulli dhe Napoleoni V, ku shkencëtarët zhduken në mënyrë misterioze, Avril, një adoleshente, shkon të kërkojë prindërit e saj shkencëtarë të humbur.
Në një ditë të qetë në Tokë, dy të mbijetuar nga ushtria e Frizës të quajtur Sorbet dhe Tagoma, shkojnë për të gjetur sferat e dragoit me qëllim për të ringjallur Frizën. Ia dalin mbanë, dhe Friza më pas kërkon të hakmerret kundër sajanëve.
Zbuloni se pse janë zogjtë kaq të zemëruar. Kur një ishull i populluar nga zogj që nuk fluturojnë, por të lumtur, vizitohet nga derrkucë jeshilë misteriozë, është në dorë të tre të dëbuarve- Red, CCak dhe Bombi- për të kuptuar se çfarë po kurdisin derrkucët.
Satani sfidohet nga një rival i vjetër, i cili ka shpikur disa bioluftëtarë dhe ka ringjallur Brolin. Pasi ai ringjallet, Goteni, Tranksi dhe të tjerët duhet të bëjnë çmos për ta ndaluar Brolin dhe fuqinë e tij shkatërruese.
Një qenie misterioze e quajtur Hoi vjen në Tokë dhe u kërkon luftëtarëve Z të përdorin sferat e dragoit që ta ndihmojnë të çlirojë Tepionin. Tepioni është një luftëtar antik i burgosur në një kuti muzike, dhe Hoit i duhet për të shmangur përbindëshin Hildegarn, i cili po vjen të shkatërrojë Tokën. Por, kur ata zbulojnë se Hoi është i mbijetuari i fundit i një race të keqe të cilët kërkonin shkatërrimin e atyre që konsideronin inferiorë, dhe me çlirimin e Tepionit ata çliruan edhe Hildegarnin, ata duhet të luftojnë bashkë me Tepionin për të ndaluar përbindëshin.
Batman dhe Batgërl po punojnë së bashku, por midis tyre ka disa konflikte. Komisari Gordon do të rrëmbehet dhe Batmani duhet ta shpëtojë para se të jetë shumë vonë. Por kësaj radhe, Batmani dëshiron që t'i bëjë gjërat ndryshe.
Broli ringjallet dhe bëhet më i fuqishëm se kurrë. Videl, Gohan, Goten dhe Tranks përpiqen ta shkatërrojnë por nuk janë dhe aq të fuqishëm. Me ndihmën e një personi të veçantë, ata do ia dalin ta mposhtin atë.
Kur bota kërcënohet nga një e keqe antike, katër breshkat adoleshente duhet të ribashkohen dhe t'i tejkalojnë të metat e tyre në mënyrë që të fitojnë në përballje me të.