Një dhelpër qyteti nuk i reziston dot rikthimit të vjedhjes së fermave dhe si pasojë, duhet të ndihmojë komunitetin e tij t'i mbijetojë hakmarrjes së fermerëve.
Një grup kafshësh shtëpiake egoiste të udhëhequra nga macja magjepsëse Bela, janë bllokuar në strehën e tyre luksoze 'Pampered Pets',
kur makineritë që drejtojnë Robo City, metropoli hiper-modern në të cilin jetojnë, çmenden dhe marrin pushtimin.
Një vajzë aventureske kalon nëpër një derë sekrete në shtëpinë e saj të re dhe zbulon një version të idealizuar të shtëpisë dhe prindërve të së saj të cilët nuk e kuptojnë, por në fakt asgjë nuk është ashtu siç duket.
Një armik i lashtë lirohet nga qelia e tij dhe niset në një mision për të rifituar fuqitë e tij duke shkaktuar vështirësi dhe rreziqe për BoBoiBoin dhe skuadrën e tij.
Kur një elefant e vogël i bashkohet cirkun në të cilin gorilla, Ivan, kishte vite që ishte ylli i shfaqjes, ndryshime fillojnë të ndodhin në jetën e anëtarevë të cirkut, ku ndryshimin më të madh e ndjen Ivani, i cili fillon të mendoj për të shkuarën e tij dhe për dëshirën për liri.
Ndjek udhëtimin e një iriqi, vajzë e vogël e cila do që të shpëtojë pyllin dhe banorët e tij nga një thatësirë e tmerrshme duke i marrë një gur uji magjik mbretit ari.
Një adoleshent i fiksuar pas videolojërave është i detyruar të shndërrohet në dado me kohë të plotë, kur loja e preferuar hedh tre foshnje të fuqishme hapësinore, mu në oborrin e shtëpisë së tij.
Çak, një djalë që ka humbur për disa vite në një ishull, kthehet në shtëpi dhe bisedon me një gazetare për jetën e ishullit si edhe për shokët që njeh aty.
Her Blue Sky (2019)Pas vdekjes së prindërve, Akane mbeti në qytetin e saj të lindjes për t'u kujdesur për motrën e saj të vogël, Aoi. Vite më vonë, ish i dashuri i saj, Shinosuke, kthehet në qytet për të performuar në një festival muzikor. Në të njëjtën kohë kur dy ish të dashuruarit ritakohen, Aoi takon Shinosuken adoleshent, i cili kishte udhëtuar në kohë dhe bie kokë e këmbë në dashuri me të.
Kur heroit të ri, Shazamit, i ofrohet t'i bashkohet Ligës së Drejtësisë, ai heziton. Por kur rivalët e tyre, Shoqëria e Përbindëshave, e vendosin Ligën në rrezik, ai është i vetmi që mund t'i shpëtojë.
Semi dhe Rei, dy breshkat e ujit, kapen dhe futen brenda një akuariumi gjigant në Dubai. Dy shokët e vjetër, bashkë me të gjitha kafshët e tjera detare, do të bëjnë të pamundurën për të dalë që atje dhe për të fituar sërish lirinë.
Skubi dhe banda përballen me misterin e tyre më sfidues, një komplot për të çliruar qenin fantazmë, Cerberus, nëpër botë. Ndërsa nxitojnë për të ndaluar këtë apokalips, ata zbulojnë që Skubi ka të shkruar një fat shumë më të madh nga sa e kishin imagjinuar.
Një robot përgjegjës për pastrimin e Tokës së mbuluar nga mbetjet, dashurohet me një robot tjetër.
Së bashku do të nisen në një aventurë që do të ndryshojë fatin e njerëzimit...
Princesha Zhizell dëbohet nga mbretëria prej njerkës së ligë të të dashurit të saj. Më pas ajo transportohet në botën e vërtetë, në New York, ku takohet me një avokat dhe bie në dashuri me të.
Të bindur se do ishin më mirë duke u rritur vetëm, fëmijët Uillobi kurdisin një plan tinëzar për t'i nisur prindërit e tyre egoistë me pushime. Më pas, edhe vetë nisen në aventurën e tyre për të gjetur kuptimin e vërtetë të familjes.