Reklamuesja Kelli Jones i prish punë drejtorit të lëshimit të anijes kozmike, Kol Davisit.
Kur Shtëpia e Bardhë mendon se misioni i rëndësishëm do dështojë, fillon numërimi mbrapsht.
Nuk ka zgjedhje tjetër, përveç se të futet, ose të dali nga linja: Kur një polic i Nju Jorkut vendos të vjedhë për hakmarrje trenin e parave me tarifa të metrosë, vëllai i tij kujdestar, po ashtu polic... përpiqet ta mbrojë atë.
Një ish-trajner i basketbollit të ligës së vogël është urdhëruar nga gjykata të drejtojë një ekip lojtarësh me aftësi të kufizuara intelektuale. Ai e kupton shpejt se pavarësisht dyshimeve të tij, së bashku, kjo skuadër mund të shkojë më tej nga sa e kishin imagjinuar ndonjëherë.
Edi Brok përpiqet të rifitojë karrierën duke marrë në intervistë vrasësin serial Klitus Kesidi, i cili si ai bëhet mbartësi simbiotik i një përbindëshi të quajtur Kasaphanë, duke u arratisur në momentin që duhet të ekzekutohet...
E përpiktë dhe e aftë nga natyra, Kate është shembulli perfekt i një vrasësje të shkëlqyer. Por kur ajo del huq në një detyrë që synon të vrasë një anëtar të mafias në Tokio, ajo zbulon se është helmuar, një ekzekutim i ngadaltë që i jep asaj më pak se 24 orë për të marrë hak ndaj vrasësve të saj. Ndërsa trupi i saj përkeqësohet shpejt, Kate krijon një lidhje emocionale me vajzën adoleshente të një prej viktimave të saj.
Një burrë i përpirë nga një sekret i së kaluarës përpiqet ta shpengojë veten duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën e shtatë të huajve. Kur plani i tij fillon, asgjë nuk mund të ndryshohet, ose të paktën kështu mendon ai, sepse Ben Tomasi nuk e pret që të bjerë në dashuri me një nga shtatë të huajt.
Historia e betejës së Midway, e treguar nga marinarët dhe ushtarët që e luftuan...
Pas sulmit në Pearl Harbor nga Japonezët, flota Amerikane detyrohet të sulmojë Japoninë, e fundit e mbetur nga kundërshtarët në luftën e dytë botërore.
Dy hajdutë profesionistë do të tërhiqen pas një misioni të fundit të suksesshëm. Duke qëndruar në parajsën e tyre tropikale, ferra e tyre e vjetër, agjenti Lloyd i FBI-s, shfaqet për t'u siguruar se ata janë tërhequr, por kur Lloyd sheh të ankoruar në një port anijen luksoze të quajtur “Diamond Cruise” ai bindet se ata s'janë tërhequr dhe anija është hapi i tyre i radhës...
Columbus, Tallahassee, Wichita dhe Little Rock shkojnë në zemër të tokës amerikane ndërsa ndeshen kundër zombi evolucionare dhe kundër të mbijetuarve të tjerë. Sa vështirësi do të kalojë kjo familje e improvizuar?
Në lagjet me ngjyrë të Los Anxhelesit Billi Hoil përpiqet ta sigurojë jetën me anë të lojërave, hileve dhe talentit që ka në basketboll. Duke u përpjekur të fitojë para dhe të bëhet i pasur me anë të mashtrimeve dhe turneve të basketbollit, ai fillon të kuptoj që në jetë duhen më shumë gjëra se sa fati dhe që atij i nevojitet edhe puna dhe përkushtimi.
Dy gjela deti me mendime të kundërta duhet ti lëne mosmarrëveshjet dhe të kthehen prapa në kohe për të hequr gjelat e detit nga menyja e Ditës se Falënderimeve.
Gjatë një aventure në botën e krimit, Han Solo njihet me bashkë-pilotin e tij të ardhshëm, Çubakan. Gjatë rrugës së tij takohet papritur me Lando Kalrisian, para se të bashkohet me Rebelimin.
Një vajzë e re rritet në një familje jo si gjithë të tjerat, një familje nomade ku e ëma është një artiste dhe i ati një pijanec i cili i mbushte fëmijët e tij me iluzione si një mënyrë për ti shpërqendruar nga varfëria e tejskajshme.
Marti, një shkrimtar që përpiqet të nxjerrë bukën e gojës, ëndërron që një ditë të mbarojë skenarin që po shkruan. E vetmja gjë që i nevojitet është përqendrim dhe frymëzim. Shoku i tij i ngushtë, Billi, një aktor i papunë dhe herë pas here hajdut qensh, dëshiron që ta ndihmojë me çdo mënyrë. Çarli është një gangster psikopat, qenin e të cilit e vodhën Billi dhe Hansi. Me karaktere të tillë duke e rrethuar, Marti do të marrë frymëzimin për të cilin ka nevojë, por që ta shkruajë skenarin, duhet më parë të arrijë të qëndrojë gjallë.
Një rojtar nga Teksasi po heton një seri vrasjesh të mistershme në një qytezë. Por atje ai jo vetëm zbulon të vërtetën per vrasjet, por takon dhe personin që i vrau të atin shumë vite më parë. Vendimet që do të marrë ai, do të ndikojnë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën e shumë njerëzve të tjerë.
Kolombusit i është bërë zakon t’ia mbathë nga gjithçka që e frikëson. Talahasi nuk ka frikë nga asgjë. Nëse do të kishte, do t’ua kishte zhdëpur prapanicën. Në një botë të pushtuar nga zombit, këta të dy janë evoluar në dy të mbijetuar perfektë. Por tani, janë gati të përballen me perspektivën më tmerruese nga të gjitha: njëri-tjetrin.