Pas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen
në shtëpi në Lumin Dimëror. Lidia has vështirësi në komunikimin me të bijën,
e cila i kërkon të flasë me të atin e vdekur. Ende e përhumbur nga Bitëllxhusi,
jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente,
Astridi, hap aksidentalisht Portalin për jetën e përtejme. Astridi bën një ujdi për të shkëmbyer jetën e saj me
jetën e një të vdekuri, por pa dijeninë e saj. A do ia dalë Lidia të shpëtojë të bijën?
Një ish polic i Antidrogës Amerikane transferohet në një qytet të qetë, që të nisë një fillim të ri bashkë me familjen e tij. Dhe të jetojë një jetë të re larg aksionit dhe zbatimit të ligjit. Por atje ai do të përballet me një trafikant të madh droge, dhe duke mos patur rrugë tjetër, detyrohet të vihet përsëri në zbatimin e ligjit...
Kur Kethi dhe i dashuri i saj mbërrijnë në një kabinë të izoluar në mes të pyllit, ata gjejnë një çift të rinjsh misteriozë që i presin aty. Kur i dashuri zhduket me gruan e re, Kethit i bëhet fiksim që të gjejë një shpjegim.
Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.