Me ngjarjet që ndodhin gjatë një vere, filmi flet për Munin gjashtë-vjeçare me zhvillim të parakohshëm, teksa ajo vrapon me mamanë e saj rebele por të kujdesshme, dhe që jeton gjatë gjithë kohës nën hijes e Botës së Dizneit.
Në një të ardhme jo shumë të largët kriza e mbipopullimit është bërë një kërcënim për mbijetesën e njerëzimit. Për këtë arsye qeveritë kanë nisur fushatën "Një fëmijë për familje". Në fshehtësi, Terrens Setman, rrit shtatënjaket identike që e bija lind para se të vdesë.
Kur një tregtar mercenar u burgos brenda Murit të Madh, ai zbulon misterin që fshihet pas njërës prej mrekullive të botës. Pas rrethimit që vjen nga përbindëshat, kërkimi i tij për pasuri kthehet në një udhëtim drejt heroizmit kur i bashkohet një ushtrie të madhe luftëtarësh elitë për të përballur forcën e paimagjinueshme dhe mesa duket të pandalshme.
Xhon Uik punon si vrasës për mafien, i cili për dashurinë e një femre e lë atë punë. 5 vjet më vonë, gruaja e tij i blen një qen që Xhoni mos ta ndjejë mungesën e saj kur ajo të ndërrojë jetë nga një sëmundje. Më vonë disa hajdutë të cilët donin t'i vidhnin makinën i vrasin qenin. Kur ai riaftësohet, u vihet pas atyre që i vranë qenin duke mësuar se kreu i grabitësve është i biri i ish punëdhënësit të tij...
Jeta e Piter Parkerit ndryshon në momentin kur e ardhmja e tij bëhet pjesë e jetëve të të gjithëve. Një luftë mes heroit dhe njeriut të thjeshtë, thirrjes së detyrës dhe dashurisë, vetes dhe njerëzve. Njeriu Merimangë di përgjigjet në çdo situatë.
KUJDES : FILMI NDALOHET RREPTESISHT PËR SHIKUES TË MOSHES NËN 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE, NUDITET, SKENA GROTESKE, TEMA TË RËNDA! - Vazhdimi i rrëfimit të jetës seksuale të nimfomanes Xho duke kujtuar anët e errëta të fëmijërisë së saj, fiksimeve dhe se çfarë e çoi deri në gjendjen që e gjeti Seligmani.