Kur emri i kapitenit të tyre të ndjerë lidhet me kartelet e drogës, policët e Majamit, Majk Lauri dhe Markus Burnet, nisin një mision të rrezikshëm për të pastruar kujtimin e tij.
Markus Bërnet tashmë është një inspektor policie ndërsa Majk Lauri po përjeton krizën e moshës se mesme. Miqësia e tyre do të vihet në provë pasi Majk kërkon hakmarrje për një histori të vjetër...
Një burrë i përpirë nga një sekret i së kaluarës përpiqet ta shpengojë veten duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën e shtatë të huajve. Kur plani i tij fillon, asgjë nuk mund të ndryshohet, ose të paktën kështu mendon ai, sepse Ben Tomasi nuk e pret që të bjerë në dashuri me një nga shtatë të huajt.
Dy agjentët sekretë më të mirë në Perëndimin e Egër duhet të ruajnë Presidentin Grant nga kthetrat e një shkencëtari Konfederate djallëzor në karrige me rrota që kërkon hakmarrjen për humbjen e Luftës Civile.
Dy detektivë mbrojnë një dëshmitare të një vrasjeje ndërkohë që hetojnë çështjen e heroinës së vjedhur nga depoja e provave të rajonit të tyre policor.
Agjentët e narkotikëve Majk Lauri dhe Markus Benet kryesojnë një task forcë për të hetuar shpërndarjen e ekstazisë në Majemi. Kërkimi i tyre i çon te bosi i rrezikshëm kuban i drogës, Xhoni Tapia, i cili ndihet i paprekshëm. Në këtë ndjekje gjërat komplikohen kur në mes futet motra e Markusit dhe e dashura e majkut, Sidi, agjente e DEA-s...
Një mjeshtër i vjetër mashtrimi, merr nën krahun e tij një vajzë të re shumë tërheqëse por gjërat komplikohen kur ata të dy përfshihen emocionalisht në një romancë.
Në një botë ku krijesat mistike jetojnë krah për krah me njerëzit... Një polic detyrohet të punojë me një ork për të gjetur një armë për të cilën gjithë janë të gatshëm për të vrarë.
Ndërsa po ndihmonte klientin e tij të fitonte dashurinë e zonjës së ëndrrave të tij, një profesionist "takimesh" zbulon se loja e tij nuk po funksionon në redaksinë e thashethemeve.
Duke iu shmangur jetës pas tragjedisë që i ndodhi, një njeri ngre pyetje ndaj Dashurisë, Kohës dhe Vdekjes. Pasi merr përgjigje të papritura, ai fillon të kuptojë se si gjërat janë të lidhura bashkë dhe se si humbja po ashtu mund të zbulojë bukurinë dhe momente kuptimplotë.
Një mijë vjet pas disa ngjarjeve kataklizmike që e detyruan njerëzimin të arratisej nga Toka, Nova Praim është bërë shtëpia e tyre e re. Gjenerali legjendar Saifer Reixh kthehet nga një mision i gjatë në familjen e tij, i përgatitur për të luajtur rolin e babait ndaj djalit të tij 13-vjeçar, Kitai. Kur një stuhi meteorësh shkakton dëme tek anija e Saiferit dhe Kitait, ata detyrohen të ulen në Tokën tashmë të panjohur dhe të rrezikshme. Ndërsa babai i tij dergjet në timonin e anijes, Kitai duhet të përshkojë terrenin armiqësor për të rimarrë fenerin e tyre të shpëtimit. Gjatë gjithë jetë së tij, Kitai nuk ka dashur asgjë tjetër veçse të bëhej një ushtar si babai i tij. Sot, i jepet mundësia.
Në Pitsburg, dr.Benebt Omalu, një patolog i kualifikuar, zbulon të vëertetën për dëmtimin e trurit tek lojtarët e futbollit, të cilët pësojnë goditje të herë pas hershme gjatë një ndeshjeje të zakonshme.
Henkok është një superhero, sjellja e të cilit konsiderohet e keqe dhe shkakton miliona para dëme në qytet. Ai ndryshon pasi shpëton jetën e një personi që e ndihmon të përmirësojë imazhin e tij publik.