Bazuar në përvojat e një policeje në Nebraska, Kathryn Bolkovac (Rachel Weisz) e cila zbulon një unazë vdekjeprurëse ndërsa shërbente si një paqeruajtëse e SHBA-së, në Bosnjën e pasluftës. Duke rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar jetën e të tjerëve, ajo zbulon një komplot ndërkombëtar dhe është e vendosur për ta ndaluar, pa marrë parasysh koston.
Me sfond Anglinë Elizabetiane të mbushur me gjarpërinj politikanë, ANONIMI spekulon mbi një çështje që ka intriguar për shekuj me radhë akademikët dhe mendjet e ndritura... kush ishte autori i pjesëve të akredituara Uilliam Shekspirit? ANONIMI parashtron një përgjigje të mundshme, duke u fokusuar në një kohë kur intrigat politike, romancat e ndaluara në Oborrin Mbretëror dhe komplotet e fisnikëve lakmitarë të uritur për pushtet ekspozoheshin në vendin më të pa pritur: skenën e Londrës.
Në Verona të Italisë - qyteti i bukur ku Romeoja takoi për herë të parë Zhulietën - ekziston një vend ku zemërthyerit lënë letrat e tyre duke i kërkuar ndihmë Zhulietës. Është aty ku shkrimtarja frymëzuese Sofi gjen një letër 50-vjeçare që do t’i ndryshojë jetën përgjithmonë. Ndërsa niset në një udhëtim romantik me autoren e letrës, tashmë gjyshe, dhe nipin e saj bukurosh, që të tre do të zbulojnë se ndonjëherë historia më e madhe e dashurisë mund të jetë e jotja.