Një vrasje brenda një galerie dhe disa të dhëna në pikturat e Da Vinçit, çojnë në zbulimin e një misteri fetar të mbrojtur nga një shoqëri sekrete për dy mijë vjet, sekret i cili mund të shkundë themelet e krishterimit...
Historia e vërtetë e Kapiten Richard Philips dhe rrëmbimi i vitit 2009 nga piratët somalez të Anijes me mallra me flamur Amerikan, MV Maersk Alabama, anija e parë me mallra e rrëmbyer për dyqind vjet.
Një skandal i mbuluar që ka kaluar katër presidenca shtyn drejtuesen e parë femër të një gazete prestigjoze të fillojë një betejë të paprecedentë kundër qeverisë.
Pas një zbarkimi të dështuar në Normandi, një grup ushtarësh amerikanë duhet të shkojnë pas linjave të armikut për të shpëtuar një paratrup që ka humbur të tre vëllezërit e tjerë në luftë.
Çak Noldan, një mekanik i FedEx-it dhe një njeri të cilit jeta i rrjedh e qetë, gjendet i vetëm në një ishull të vetmuar pas rrëzimit të aeroplanit që po udhëtonte.
Një dramë e bazuar në një kongresmen të Teksasit marrëveshjet e fshehta të Charlie Wilson në Afganistan, ku përpjekjet e tij për të ndihmuar rebelët në luftën e tyre me sovjetikët kanë disa efekte të paparashikuara dhe të gjatë me ndikim të gjerë.
Kur Robert Langdoni zgjohet në një spital italian me amnezi, ai bashkohet me Dr. Siena Bruks-in dhe së bashku ata duhet të shpejtojnë nëpër Europë për të penguar një komplot vdekjeprurës botëror.
Historia e Çesli Salinberger, i cili u bë hero pas zbritjes së lehtë të avionit të tij në ujërat e lumit Hadson, duke shpëtuar të gjithë ekuipazhin dhe pasagjerët e avionit.
Alan Klei, një agjent shitjesh dikur i suksesshëm, dërgohet nga kompania e tij t'i shesë mbretit të Arabisë Saudite një program holografik. Gjatë qëndrimit të tij në këtë vend, ai arrin të gjejë veten dhe të lërë pas dështimet e së shkuarës.
Jeta e rojeve në burgun e të dënuarve me vdekje ndryshon kur vi një i burgosur i ri me ngjyre, i cili akuzohet për vrasjen e fëmijëve, por sidoqoftë ka ne vete një dhurate misterioze.
“Më kap nëse mundesh” është historia e vërtetë e falsifikatorit Frank Abagnale Jr. i cili lindi më 27 prill të vitit 1948 dhe e shtriu “aktivitetin” e tij të mashtrimit për pesë vjet në vitet ’60. Mashtrimi i tij i parë ishte firmosja e çeqeve mbi llogarinë e tij, por tejet të ekzagjeruar. Ai u maskua si një pilot “Frank Williams” për të bërë xhiro falas rreth e rrotull botës. Më vonë u shtir si pediatër për 11 muaj në spitalin e Georgia-s, nën emrin “Frank Williams”. Falsifikoi diplomën e juristit të Universitetit të Harvardit, mori provimin e avokatit në Lousiana dhe zuri punë në zyrën e prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Lousianës. Për 5 vjet ai punoi me 8 identitete të ndryshme, megjithëse përdorte më shumë para të thata se sa çeqe.
Një djalë 9 vjeçar, shpikës amator, shkon në Nju Jork për të kërkuar drynin të cilin hap një çelës misterioz që i la babai, i cili vdiq në sulmet ndaj Kullave Binjake më 11 shtator 2001.