I dëshpëruar nga varfëria dhe i vendosur për të rregulluar jetën e familjes së tij, emigranti pa dokumente Feliks punësohet së bashku me Alfonson për të punuar për Donin, një kriminel psikopat. Pasi e gjejnë vetën të përfshirë në një marrëveshjeje të dështuar droge, Feliksi dhe Alfonsoja duhet të bashkohen për të mbijetuar...
Një çift që janë në prag divorci, bëhen dëshmitarë të një incidenti të sajuar nga dy kriminelë dhe që nga ai moment, jeta e tyre është në rrezik prej vrasësve të pamëshirshëm.
Një ish skllav shkoi në Yellouston në Montana për të gjetur një vend ku të jetonte, por të njëjtën ditë u vra një burrë që gjeti ar dhe qyteti i qetë u kthye përmbys.
Pasi i vrasin vajzën e vogël të pafajshme, Uilliam Dankani kërkon të hakmerret ndaj një bande famëkeqe dhe e merr vetë situatën në dorë, i vetëm kundra të gjithëve.
Një i jashtëligjshëm vrasës mëson se është i mallkuar nga një profeci: "Një nga fëmijët e tij do ta vrasë atë". Për ta parandaluar këtë, ai vret secilin nga fëmijët e tij të larguar, duke përfshirë djalin e humbur prej kohësh, Kalin. Me gjuetarët e tjerë dhe Sherif Solomonin, duhet të gjejë një mënyrë për të ndaluar fëmijët e tij dhe për t'i dhënë fund mallkimit.
Vetmia, vdekja dhe kuptimi i jetës, të eksploruara përmes jetëve të veçuara, që përplasen në tregimet e shkurtra mbi Tokën e së ardhmes, ku nuk mungon as koronavirusi…
Në një vend në Perëndimin e Egër të quajtur ''Kryqëzimi'' nuk funksionon ligji dhe njihet ndryshe dhe si parajsa e kriminelëve. Një gazetare vjen për të kryer një kronikë në gazetë mbi këtë vend, por ngjarjet atje e lënë të habitur.
Peter Roberts, një ish-shofer makinash gare, merr detyrën e një instruktori trajnimi për arsye personale. Sidoqoftë, jeta e tij kthehet përmbys kur një hajdut e detyron atë të jetë shoferi i tij i arratisur.
Disa studentë të çmendur qëllojnë kudo në kafenenë e shkollës, ku mbajnë peng të gjithë studentët që janë brenda teksa Zoi, 17-vjeçarja e guximshme merr në dorë një detyrë të vështirë për t'iu kundërvënë pengmarrësve dhe për t'i shpëtuar të gjithë.
Në prag të atësisë, një mekanik i ri në bordin e një anije ndëryjore për në Tokën e Re duhet të krijojë një terror kozmik dashakeq që synon të përdorë anijen kozmike si një armë.
Një hajdut profesional me një borxh 40 milion dollarësh dhe me jetën e familjes së tij në rrezik, duhet të bëjë një vjedhje të fundit, të vjedhë një kazino futuriste në ajër, të mbushur me kriminelët më të rrezikshëm në botë.
Një udhëtim familjar merr një kthesë të tmerrshme kur një çift zbulon se vajza e tyre është zhdukur pa lënë gjurmë. Duke u ndalur përpara asgjëje për ta gjetur atë, kërkimi i tyre i dëshpëruar për të vërtetën shkon drejt një zbulimi tronditës.
Një stuhi e frikshme lëshon disa specie ne toke, krijesa te cilat janë te etura për gjak. Ngjarja ndodh ne një qytet, ku një grup i vogël i qytetareve mbeten të mbyllur në një supermarket dhe luftojnë për te mbijetuar...
Një fermer i thjeshtë por krenar, në vitin 1922, komplotoi për të vrarë gruan e tij për përfitime financiare, duke bindur djalin e tij adoleshent të merrte pjesë në të.
Historia e vërtetë e dhimbshme e ekuipazhit të ASHBA Indianapolis, të cilët ngecën në ujërat filipinë për pesë ditë pas dorëzimit të armëve atomike që do i jepnin fund Luftës së Dytë Botërore. Teksa prisnin të shpëtoheshin, përjetuan etje dhe uri ekstreme, gjithashtu edhe sulme të pamëshirshme peshkaqenësh.
Kartër (Thomas Jane) , është një veteran i turbulluar, të cilit i jepet një shans i dytë për të rifituar vetëbesimin, duke mbrojtur një 12 vjeçare nga një vrasës me pagesë. I paisur me një pushkë me një plumb të vetëm, ai përfshihet në një luftë fizike dhe psikologjike në përpjekje të dëshpëruara për të shpëtuar jetën e vajzës.