Një epikë që detajon ngritjen dhe rënien e perandorit francez Napoleon Bonaparte dhe udhëtimin e tij të pamëshirshëm drejt pushtetit përmes prizmit të marrëdhënies së tij me gruan e tij, Josephine.
U RREGULLUA! Një i burgosur në qendrën e paraburgimit të Gjirit të Guantanamos, të ushtrisë amerikane, mbahet pa akuza, për më shumë se një dekadë dhe i kërkon ndihmë një avokateje për lirimin e tij.
Një burrë iranian braktis gruan e tij franceze dhe dy fëmijët e saj për t'u rikthyer në atdheun e tij. Ndërkohë, gruaja e tij fillon një marrëdhënie të re, një realitet me të cilin burri i saj ballafaqohet kur gruaja e tij i kërkon divorcin.
Mark Duval, një emigrant francez në Gjibraltar punon si agjent i fshehtë për doganën franceze. Pak nga pak fiton besimin e Klaudio Lanfredi, një trafikanti të madh të kokainës kolumbiane. Sa më thellë në botën e trafikut të drogës, aq më i madh rreziku, por edhe gjen luksin, pushtetin dhe para të lehta.
Në vigjilje të Krishtlindjes, Antuani 6 vjeçar ka vetëm një ëndërr; të takojë babagjyshin dhe të shëtisë yjësitë me slitën e tij. Kështu që kur Babagjyshi i vjen si me porosi në ballkon, vogëlushi naiv nuk e kupton dot kush fshihet në të vërtetë nën kostumin kuq e bardh; një hajdut me një plan të menduar mirë. Të dy bashkë do të kalojnë aventura të çmendura, secili në kërkim të ëndrrës së tij, nën petkun magjik të mbrëmjes së Krishtlindjes.
Vitet 1930 në shtetet e Arabisë, koha e kulmit të lindjes së puseve të naftës përshkruhet një princ i ri Arab i cili detyrohet të zgjedhë besnikërinë ndaj babait të tij konservativ ose kunatit të tij modern dhe liberal.
Kur Malik El Xhebina, dënohet me gjashtë vjet burg, ai nuk mund të lexojnë dhe as të shkruajnë. Aty në burg Maliku bëhet hamall nga kreu i bandës Korsikane i cili sundon burgun dhe kur merr liri-dalje kryen disa misione për të. Por Malik është i guximshëm e i mençur, dhe në fshehtësi ai zhvillon planet e tij...