Ende i tronditur nga humbja e Gamoras, Peter Quill mbledh ekipin e tij për të mbrojtur universin në një mision që mund të nënkuptojë fundin e Gardianëve nëse nuk është i suksesshëm.
Karriera pjellore pothuajse 50-vjeçare e Silvester Stalones, i cili ka argëtuar miliona, shihet në retrospektivë në një pamje intime të aktorit, shkrimtarit, regjisorit-producentit, paralelisht me historinë frymëzuese të jetës së tij.
U RREGULLUAN TITRAT! Pas një misioni të dështuar, grupit të njohur të luftëtarëve do t’i duhet jo vetëm të luftojë me armikun që po përgatit Luftën e Tretë Botërore, por edhe të gjejë se kush është spiuni në gjirin e tyre.
Të futur në kurth nga armiku i tyre i pamëshirshëm, një dyshe policësh jo të zakonshëm duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre
për të rrëzuar bosin e mafies që i futi në burg.
Në Luftën e Dytë Botërore, një grup oficerësh nazistë vijnë me një ngjarje propagandistike në të cilën një ekip nazist me të gjitha yjet do të luajë kundër një ekipi të përbërë nga robër e aleatë të luftës në një lojë futbolli. Të burgosurit bien dakord, duke planifikuar përdorimin e lojës si një mjet shpëtimi nga kampi.
Vrasësi profesionist Robert Rath dëshiron të përmbushë disa kontrata të tjera përpara se të tërhiqet,
por vrasësi i paskrupullt ambicioz i porsaardhur Miguel Bein vazhdon të vrasë objektivat e Rathit.
Në Tajland, Xhon Rambo u bashkohet një grupi të mercenarëve për të marrë një vend të shkatërruar nga lufta, dhe për të shpëtuar një grup të punëtorëve që u rrëmbyen nga njësia e pamëshirshme e këmbësorisë vendore.
Në këtë kapitull, John Rambo, i prekur nga stresi post-traumatik, jeton në Arizonë, duke punuar në një fermë. Për të kujdeset një grua, e cila një ditë i tregon se një kartel meksikan i ka rrëmbyer të bijën. Dhe Rambo rikthehet në aksion.
Pasi eksperti i sigurisë Ray Breslin u angazhua për të shpëtuar vajzën e rrëmbyer të një mjeshtri të teknologjisë së burgjeve të frikshme Letoneze, në duart e armikut ra edhe e dashura e tij.
Robert De Niro dhe Sylvester Stallone luajnë si dy rivalë të vjetër boksi të cilët dalin nga pensioni për një ndeshje të fundit. Në përballjen e tyre të parë pas shumë vitesh, armiqësia e tyre shpërthen në një përleshje pa dashje gazmore e cila bëhet jashtëzakonisht publike. Furia e papritur e mediave sociale e transformon ndeshjen e tyre lokale të inatit në një ngjarje televizive që nuk duhet humbur. Tani, nëse ata arrijnë t’i mbijetojnë stërvitjes, mund të dalin të gjallë për t’u ndeshur përsëri.
Vazhdimi i filmit të 2013 që tregonte për një ekspert të sigurisë të quajtur Rei Breslin, i cili përdori aftësitë e tij për të provuar besueshmërinë e burgjeve maksimale të sigurisë.
Linkoln Hauku (Fajkoi) është një kamionist që bën mundje dore për të fituar para, në mënyrë që të rindërtojë jetën e tij. Pas vdekjes së gruas, të cilën e ka braktisur 10 vjet më parë, ai përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me të birin. Mes luftës me gjyshin e djalit dhe përpjekjes për të bërë për vete të birin, do t’i duhet të kalojë shumë sfida...
Koloneli Sem Trautman udhëton për në Tajlandë me shpresën për të bindur veteranin
Xhon Rambo ta shoqërojë në një mision në Afganistan. Kur Rambo refuzon, Trautman vendos të
shkojë i vetëm, por ndërkohë që përpiqet të ndihmojë Muxhahedinët ai kapet rob nga një kolonel rus
që kishte drejtimin e zonës i cili e torturon atë. Kur Rambo dëgjon lajmin ai ndermerr një mision sekret
për të shpëtuar mikun e tij.
Ish Berreta Jeshile Xhon Rambo përndiqet nëpër male i rrethuar në një qytezë të vogël nga një sherif miroz dhe vartësit e tij, duke e detyruar Rambon të mbijetojë duke përdorur aftësitë e tij luftuese...
‘Mercenarët’, bashkohen për një mision në dukje të lehtë për të rikuperuar diçka nga një avion i rrëzuar. Por kur njëri prej tyre vritet gjatë misionit dhe ata zbulojnë një komplot që rrezikon miliona njerëz, përballja me armikun kthehet në jetë a vdekje…