Pas vdekjes së babait të tyre, dy vëllezër të ndarë për shkak të një marrëdhënieje konfliktuale mes tyre, takohen në funeralin e tij dhe është mundësia e përsosur që të përballen me demonët e së kaluarës.
Klara dhe Diego, nën drejtimin e një psikiatri të një qendre rehabilitimi ditore për njerëzit me probleme mendore, vendosin ta shndërrojnë qendrën e trajtimit në një restorant, ku përfshihen të gjithë shoqëruesit e tjerë të tyre.
Pas çmendurive të njëpasnjëshme, një futbollisti jashtëzakonisht të talentuar, por të paparashikueshëm i caktohet një mësues privat për ta ndihmuar të kontrollojë sjelljen e tij...
Një familje e madhe, të afërm që takohen shpesh e të tjerë më rrallë, mblidhen të gjithë për të festuar përvjetorin e 50-të të martesës së gjyshe Albës me gjysh Pietron në një vilë madhështore, në ishullin ku ata jetojnë. Për shkak të motit të keq ngelen të bllokuar në ishull dhe dëshira për të ndenjur me njëri-tjetrin fillon të zbehet.
Riko punon në një fabrikë sallami, si babai i tij. Dashuria e vërtetë që ndien për Sarën, gruan e tij, tashmë është në krizë. Ashtu si dhe vetë Italia... Ndërsa Rikoja është i pakënaqur me punën e tij, ai është me fat që e ka atë punë, ndryshe nga kolegët e tij që pushohen në moshën pesëdhjetë vjeçare. As shoqëria e pastër që ka, nuk mjafton për të zbutur krizën e tij profesionale dhe ekzistenciale që do të goditet nga mashtrimet dhe humbja... A do ta fitojë ai forcën për t’ia nisur sërish nga e para?
Xhulia është një pilote e garave GT. Kur babai i saj ndërron jetë, çdo gjë në jetën e saj merr një drejtim tjetë. E vetmja shpresë për të është vëllai i saj i madh, një i droguar, ish-pilot e kampion i reilit.