U RREGULLUA ZERI! Qyteti i Romës së Re përballet me duelin midis Cezar Katilinës, një artist i shkëlqyer i cili lufton për një të ardhme utopike dhe kryebashkiakut lakmitar Franklin Cicero. Mes tyre është Xhulia Cicero, me besnikërinë që nuk di nëse duhet ta ketë ndaj babait, apo ndaj të dashurit të saj.
Një ngjarje misterioze nga e kaluara e Tokës kërcënon të nisë një luftë aq të madhe saqë të vetëm Transformuesit nuk do të mund ta shpëtojnë planetin. Sam Uituiki (Shia LaBeouf) dhe Autobotët duhet të luftojnë kundër errësirës për të mbrojtur botën tonë nga ligësia e robotëve Deseptikonë në këtë sukses të regjizorit Michael Bay dhe producentit ekzekutiv Steven Spielberg.
Bazuar në ngjarje të vërteta. Dy fëmijëri të vështira, sjellin në fushën e tenisit dy njerëz shumë të ndryshëm, që të dy pretendentë për kampionë bote. Historia e jashtëzakonshme e tenistit të famshëm Bjorn Borg dhe luftës së tij për të fituar mbi fatin dhe botën, që ishin kundër tij...
Kur lindja në shtëpi e një nëne të re, përfundon në një tragjedi të pabesueshme, ajo fillon një odise zie, që pasohet me prishjen e marrëdhënieve me të dashurit, në këtë histori thellësisht personale të një gruaje që mëson të jetojë së bashku me humbjen e saj.
Një "mbledhës taksash" që punon për një lord droge, sheh që siguria e familjes së tij rrezikohet kur një kundërshtar i shefit të tij shfaqet në Los Anxhelos për të shkatërruar bizneset.
Historia e një djaloshi me sindromën Daun që dëshiron të bëhet një mundës profesionist. Ai ka një idhull që është Salt Uoter Redneck (Shia LaBeouf). Pas një rrugëtimi të vështirë ai arrin ta gjejë heroin e tij. A ekziston vërtetë ai?
Në 1957 arkeologu i spikatur "Indiana" Xhons thirret në aksion dhe bie në kurthin e një komploti sovjetik për të zbuluar një thesar të lashtë të fshehur mijëra vite para në Amazonë, i njohur dhe si sekreti i kafkës së kristaltë.
Prill 1945: Teksa aleatët bëjnë tentimet e fundit për ta fituar luftën kundër gjermanëve, një rreshter dhe pesë ushtarët e tij me një tenkë Sherman infiltrohen në një mision brenda në territorin e armiqëve. Pa armë, me një numër të paktë ushtarësh dhe me një ushtar kadet, Doni dhe ushtarët e tij duhet të gjejnë një mënyrë që të përballen kundër forcave të shumta naziste.
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
KUJDES : FILMI NDALOHET RREPTESISHT PËR SHIKUES TË MOSHES NËN 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE, NUDITET, SKENA GROTESKE, TEMA TË RËNDA! - Një nimfomane i tregon bëmat e saj seksuale një burri i cili e shpëtoi nga një rrrahje...
Një luftë shekullore mes dy racave Robotësh, Autobotët heroik dhe Deseptikonëve të këqij, vjen në tokë për një kub me fuqi të pamasë të cilin e ka një djalë adoleshent...
Ndërkohë që ekonomia botërore po përballet me një krizë, një i biznesmen i ri i Wall Street bashkohet me Gorgon Gekko për dy arsye: që të paralajmërojë botën e ekonomisë për fundin që po vjen dhe që të gjejë kush është përgjegjës për vdekjen e këshilltarit.
Forcat e Deseptikonëve kthehen në Tokë në një mision për të marrë të burgosur Sem Uituikin, pasi heroi i ri mëson të vërtetën për origjinat e lashta të Transformersave. Duke u bashkuar në misionin për shpëtimin e njerëzimit është Optimus Praimi, i cili formon një aleancë me ushtritë ndërkombëtare për një betejë të dytë epike.