Tre shokë të ngushtë vendosin të argëtohen deri në maksimum në Vigjilje të Krishtlindjeve pasi do e lënë me aq traditën e të festuarit së bashku. Secili e ndjen magjinë e festës dhe merr mësimin e tij për gabimet e bëra.
Gazetarja, që po ngjit shkallët e karrierës, Alisona Skot, ndeshet me një pengesë serioze në jetën e saj, pasi kalon një natë me të papërgjegjshmin, Ben Ston. Pasi ngelet shtatzënë, jo vetëm vendos ta mbajë fëmijën, por edhe t'i japë Benit një mundësi për të qenë baba i denjë.
Një punonjës emigrant në fabrikë turshish bie aksidentalisht në lëngun e turshive për tu bllokuar aty rreth 100 vite. Zgjimi pas 100 vitesh do sjellë një jetë ndryshe, tashmë në një Bruklin modern.
Shokët gjatë gjithë jetës Zaku dhe Miri kërkojnë të zgjidhin problemet e tyre financiare duke bërë së bashku një film të rritur. Ndërsa kamerat punojnë, ata fillojnë të ndiejnë se mund të kenë më shumë ndjenja për njëri-tjetrin nga sa mendonin më parë.
Gazetari Fred Flarski bashkohet me dashurinë e tij të fëmijërisë, Sharlot Field, tani një nga gratë më me ndikim në botë. Ndërsa ajo përgatitet të kandidojë për presidencën, Sharlota e punëson Fredin si shkrimtarin e saj dhe këtu fillojnë shkëndijat e dashurisë.
Dejv Skajlark dhe Aron Rapoport drejtojnë shfaqjen e njohur për VIP-at "Sonte Skajlark." Kur marrin në intervistë një fans të tyre që s'e prisnin, dikatorin Koreano-Verior Kim Jong-un, ata rekrutohen nga CIA për të shkuar në Pjongjang dhe për ta vrarë...
Teksa investuesi Endi Brjuster është gati për t’u nisur në udhëtimin e planifikuar të jetës së tij, një ndalesë e shkurtër në shtëpinë e së ëmës shndërrohet në një rrugë të gjatë në anën tjetër të vendit, së bashku me të.
Pas vdekjes së babait, Brit Reid, trashëgimtar i një pasurie të madhe, bashkon forcat me asistentin e të atit Katon për t'u bërë skuadra e maskuar në ndjekje të krimit...
Është Fundi që ndjek gjashtë shokë të ngecur në një shtëpi pas një sërë ngjarjesh të çuditshme dhe katastrofike që shkatërrojnë Los Anxhelosin. Ndërsa bota po merr fund jashtë, furnizimet po pakësohen dhe efekti i mbylljes brenda po kërcënon të shkatërrojë miqësinë e tyre brenda. Më në fund, ata detyrohen të largohen nga shtëpia, duke u përballur me fatin e tyre dhe domethënien e vërtetë të miqësisë dhe shpengimit.
Kur fqinjët e tyre të rinj bëhen një grup vajzash akoma më keq se vëllazëria që jetonte më parë aty, Meku dhe Keli bashkohen me ish-armikun e tyre, Tedin, për t'i fundosur vajzat.
Kelli dhe Meku po vendosen në një lagje të qetë me fëmijën e tyre, derisa në shtëpinë ngjitur transferohet një vëllazëri. Tedi është presidenti, dhe Piti është krahu i tij i djathtë, ata nxitojnë të pranojnë shoqërinë kur Kelli dhe Meku shkojnë të prezantohen si komshinj. Natë pas nate, Meku i kërkon Tedit ta ulë zhurmën tek vëllazëria, madje edhe duke pranuar një ftesë për në një festë. Kur Tedi nuk e mban fjalën dhe vazhdon të festojë, Meku njofton policinë për ta zgjidhur problemin.
Deil Denton, është një shpërndarës proces gjyqësore, dërsa Saul është një tregtar marihuane. Ata ndiqen nga kriminelët dhe një police e korruptuar, pasi Deil ishte dëshmitar kur Bosi i një bande vrau një tjetër tregtar për të eliminuar konkurrencën....
Stiv Xhobsi na përfshin në prapaskenat e revolucionit dixhital, për të pasur një imazh të njeriut në epiqendrën e tij. Historia shpalos prapaskenat e lançimit të tre produkteve, që përfundojnë në vitin 1998 me zbulimin e iMac-ut.