Një çift i sapomartuar shijon dashurinë e tij, deri kur një aksident e vë në komë vajzën, e cila kur zgjohet nuk mban mend asgjë dhe bashkëshorti i saj ri-mundohet ta fitojë përsëri . Mbase iu kujton 50 takimet para..
Arki, një vajzë 12-vjeçare e adoptuar, e verbër në njërin sy, jeton vetëm me babain e saj, një oktapod gjigant. Por kur ndodhi një shpërthim në pemë dhe i ati u zhduk, Arki hyn në pyll, duke bërë hapin e parë drejt një udhëtimi fantastik për në Qytetin e Dritës. Pikërisht në këtë vend po mbahej i burgosur i ati i vogëlushes. Arki has në shumë vështirësi, teksa armiqtë që hiqen si shokë të saj, premtojnë ta ndihmojnë për të gjetur të atin. Arkie përballet gjithashtu me të vërtetën e errët për origjinën e saj ku dhe do të kuptojë se fuqia e saj e vërtetë qëndron në vetvete.
Katër vjet pas shkatërrimit të Isla Nublarit, dinozaurët tani jetojnë së bashku me njerëzit në të gjithë botën. Ky ekuilibër i brishtë do të riformësojë të ardhmen dhe do të përcaktojë, një herë e përgjithmonë, nëse qeniet njerëzore do të mbeten grabitqarët kulmorë në një planet që tani po e ndajnë me krijesat më të frikshme të historisë.
"Kalëro si Vajzë": Biografia e Mishel Pejn fëmija e 10-të e familjes Pejn e cila u bë garuesja e parë femër që fitoi kupën e Melbournet në vitin 2015, garën më prestigjioze të kuajve në Australi.
Është viti 2019. Një epidemi misterioze ka përfshirë gjithë Tokën, duke e transformuar shumicën e popullsisë së botës në vampira. Njerëzit tani janë një specie në rrezik - të detyruar të fshihen ndërsa përndiqen dhe kultivohen nga vampirët. Gjithçka është në dorë të Eduard Daltonit, një studiues vampir që refuzon të ushqehet me gjak njerëzor, për të zbuluar një zëvendësues gjaku që do t’i ushqejë vampirët dhe do të shpëtojë këta pak njerëz që kanë mbetur. Por koha dhe shpresa po mbarojnë...