Deadpoolit i ofrohet një vend në 'Universin Marvel Kinematik' nga 'Autoriteti i Ndryshimit Kohor',
por në vend të kësaj rekruton një variant të Wolverinit për të shpëtuar universin e tij nga zhdukja.
Një vajzë e re e cila kalon një periudhë të vështirë fillon të shohë miqtë imagjinarë të të gjithëve të cilët kanë mbetur pas teksa miqtë e jetës së vërtetë janë rritur.
Një pilot që udhëton në kohë bashkohet me veten e tij më të re dhe babain e tij të ndjerë për t'u pajtuar me të kaluarën e tij duke shpëtuar të ardhmen.
Dyshja vdekjeprurëse më e çuditshme në botë: truproja Michael Bryce dhe vrasësi Darius Kincaid, tashmë, pa dëshirë janë së bashku në një mision kërcënues për jetën. Ende i palicencuar dhe nën vëzhgim, Bryce detyrohet të futet në veprim, i shtyrë nga gruaja edhe më e paqëndrueshme e Dariusit, mashtruesja famëkeqe ndërkombëtare Sonia Kincaid.
Maria Altman, një grua tetëdhjetëvjeçare hebrenje trondit shtetin Austriake kur vendos të rimarr veprat e artit që ajo beson që i përkasin familjes së saj.
Paul është një shofer kamioni që punon në Irak. Pas një sulmi nga një grup irakianësh, ai zgjohet dhe e gjen veten të mbyllur në një arkivol. Me vetëm një çakmak dhe një telefon, ai është një garë kundër kohës për t’i shpëtuar këtij kurthi klaustrofobik vdekjeprurës.
Një pasanik që merret me pasuri të patundshme dhe që lëngon nga një sëmundje vdekjeprurëse transferon vetëdijen e tij në një trup të ri e të shëndosh, ama shpejt merr vesh se as procedura e as kompania që i ka kryer procesin nuk janë ashtu siç duken.
Një polic i vrarë detyrohet të marrë pjesë në një skuadër policësh të pavdekshëm që punojnë për Departamentin e Prehjes në Paqe, por sigurisht duhet të jesh i vdekur që të bësh pjesë aty! Ai dërgohet përsëri në Tokë me Roin (Bridges), që të ndihmojnë disa shpirtra të vdekur të bëjnë kalimin në jetën e përtejme ashtu siç duhej ta kishin bërë. Një punë jo e lehtë, por dikush duhet ta bëjë. Me sa duket, për ta bërë këtë, ata duhet të gjejnë pjesët e një statuje, e cila do t’i kthejë të gjithë shpirtrat e vdekur në Tokë nëse nuk ndalohet. Ai gjithashtu duhet të përballet me personin që e vrau edhe pse kanë qenë miq.
Një grup luftëtarësh varrosën të shkuarat e tyre dhe do përpiqen të ndryshojnë botën.
Ata do mundohen të realizojnë një grusht shteti ndaj një shteti diktatorial dhe udhëheqësit të tij të lig.
Tetë vjet pas zhdukjes së Kasandrës, disa incidente shqetësuese tregojnë se ajo është ende gjallë. Policia, prindërit dhe vetë Kasandra, do të përpiqet të zgjidh misterin e zhdukjes së saj.
Së bashku me skuadrën e tij të zgjuar të kërmijëve dhe shokët e tij të rinj njerëzorë, Turbo, një kërmill që nuk ta mbush syrin, merr përsipër një sfidë gjigante për t’i bërë ëndrrat e tyre realitet.
Deadpooli takohet me Rasëllin, një mutant i zemëruar që jeton në jetimore. Kur Rasëlli bëhet objektivi i Kabllit (një ushtar që vjen nga e ardhmja), Deadpooli e kupton se do të ketë nevojë për ndihmë që të shpëtojë djalin. Komedi, aksion dhe satirë mbi kinematografinë.
Dave është një njeri i martuar me dy fëmijë dhe ka një grua të dashur, dhe Mitch është një njeri i vetëm, i cili është në fillimet e jetës së tij seksuale. Një natë fatale, ndërsa Mitch dhe Dave po urinoni në një shatervan, godet rrufeja dhe ata nderrojne trupat.
Mercenari mutant gojë-ndyrë, Wade Wilsoni (Deadpool), krijon një ekip mutantësh për të mbrojtur një djalë të ri me aftësi të mbinatyrshme
nga Cable, një udhëtar kohe i dhunshëm që kërkon ta vrasë.