Pasi burri i saj shkatërrohet nga një aksident tragjik, një grua e përkushtuar fiksohet pas një portreti misterioz që i ngjan atij ashtu siç ishte; por kur ai fillon ta terrorizojë, ajo duhet të vendosë nëse është e pushtuar apo po e humb mendjen.
Pas një ndarjeje, Wes përfundon në një ndalesë pushimi të largët. Ai e gjen veten të mbyllur brenda në banjë me një figurë misterioze që flet nga një ndarje tualeti ngjitur me të. Së shpejti Wes e kupton se është përfshirë në një situatë më të tmerrshme sesa mund ta imagjinonte.
Kur ajri i Tokës bëhet i pakonsumueshëm, një mesazh nga e ardhmja dërgon një njeri në një mision të rrezikshëm, në një botë të panjohur për të shpëtuar racën njerëzore.
Të grabitur nga vetë mbreti i tyre, një grup vikingësh arratisen nga fati tragjik në kërkim të një vendi më të sigurtë ku të mund të jetojnë të lirë. Pasi ndeshen në një betejë tepër të vështirë grupi zbarkon në brigjet skoceze, toka armike e banuar nga një mbret cinik dhe I paskrupullt bashkë me një ushtri mercenarësh të pamëshirshëm.
Disa kriminelë përpiqen të bëjnë një vjedhje masive në Thesarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa një uragan i kategorisë 5 po afrohet me shpejtësi.
Kjo është historia e planifikimit të brenshëm, ekzekutimit, rrjedhojat dhe rënia e fundit e rrëmbyesve të pasanikut të birrës Alfred "Fredi" Heineken, që rezultoi si shpërblimi më të madh i paguar ndonjëherë për lirimin e një individi.
Fluturimi 7500, niset nga Aeroporti Ndërkombëtar i Los Anxhelos në drejtim të Tokios. Udhëtimi ndodh të jetë brenda natës, dhe zgjat 10 orë. Gjatë udhëtimit mbi hapësirën e Oqeanit Paqësor, pasagjerët kanë hasur në atë që duket të jetë një forcë mbinatyrore në kabinën e aeroplanit.
Një detektiv vendas që sapo ishte rikthyer përsëri në qytetin e tij, përballet me vdekjen e një vajze të re, atij i duhet të investigojë misterin që qëndron pas vdekjes së saj. Gjatë investigimit ai do të hasi shumë vështirësira me të cilat do të përballet krejtësisht i vetëm.