E kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit, një agjente e CIA-s detyrohet të gjejë një dosje sekrete që është një armë e rrezikshme në duar të gabuara, edhe pse nuk e ndihmon askush, dhe e quajnë tradhtare të atdheut deri në fund.
Erik Love, 19 vjeç, futet në burg. Në ditën e tij të parë, ai sulmon një tjetër të burgosur dhe disa roje. Atij i ofrohet terapi në grup dhe babai i tij, gjithashtu një i burgosur, përpiqet ta ndreqë djalin e tij . A a ja del ai të rehabilitohet?
Si trashëgimtarja e vetme e Mbretit të Anglisë Uilliam, Viktoria adoleshente ndihet e zënë në kurth nga makinacionet politike të vetë familjes së saj. Mamaja e Viktorias do që ajo të firmosë një urdhër Regjence, ndërkohë që xhaxhai i saj në Belgjikë bën skemën e martesës së monarkes me Princin Albert, njeriu që do jetë dashuria e saj e jetës.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, një histori e parë nëpërmjet syve të pafajshëm të Brunos, djali tetë-vjeçar i një komandanti gjerman në një kamp përqendrimi, që krijon një miqësi të ndaluar me një djalë hebre nga ana tjetër e gardhit. Miqësi që ka ngjarje të papritura dhe pasoja befasuese.
Një grup njerëzish që ndjehen të tradhtuar nga qeveria dhe të zhgënjyer nga forcat e tyre policore, formojnë një grup vullnetarësh të dëbuar dhe të armatosur, në mënyrë që të ndreqin ato që ata mendojnë se nuk shkojnë në shoqëri.