Në prag të një turneu të ri pas një viti shkëputje, një këngëtare e famshme e popit, fillon të përjetojë sekuenca të tmerrshme dhe të pashpjegueshme. E trembur dhe e lodhur prej trysnisë së famës së saj, i duhet të mendojë për të marrë në dorë kontrollin ndaj vetes dhe për të shpëtuar nga halucinacionet që po e përndjekin çdo çast.
Kur mëson se ka kancer dhe i kanë mbetur edhe gjashtë muaj jetë, një lektor kolegji shndërrohet në një njeri që ndjek argëtimin. Pas goditjes që merr nga lidhja e së shoqes me presidentin e shkollës dhe kënaqësisë së punës pa tabu me nxënësit e tij, ai nis një “kryqëzatë” kundër autoritetit dhe hipokrizisë.
Familja Bouen shpërngulet në një shtëpi të re. Por diçka e çuditshme po ndodh me atë shtëpi. Djali i tyre përpiqet t'i paralajmërojë. Gjërat përkeqësohen kur vajza e vogël e familjes zhduket dhe ata duhet të kërkojnë ndihmë.
Një grup i të rinjve të shkollave të mesme bashke me prindërit e tyre bëjnë të pamundurën për të lundruar në shumë mënyra ku gjdo marrëdhënie ndryshon nga qasja e tyre në internet, komunikim i tyre karakteri dhe dashuria për jetën e tyre.