Dominion përdor drone, kamera të fshehura dhe të dorës për të ekspozuar pjesën e errët të bujqësisë moderne të kafshëve, duke vënë në pikëpyetje moralin dhe vlefshmërinë e dominimit të njerëzimit mbi mbretërinë e kafshëve.
Në vitet 2005-2009, 150 gra dhe vajza të reja u droguan dhe më pas u përdhunuan nga burrat në komunitetin e tyre të izoluar. Gratë zgjoheshin duke mos pasur idenë se çfarë ndodhi, por duke parë gjak në çarçafët dhe këmbët e tyre. Mosha e viktimave ishte nga 5 deri në 65 vjeç. Gratë tashmë janë para zgjedhjes, nëse duhet të luftojnë apo të largohen përgjithmonë nga komuniteti i tyre...
EFEKTET ANËSORE është një triler provokues që flet për Emilinë dhe Martinin, një çift i suksesshëm njujorkez bota e të cilit shkatërrohet kur një ilaç i ri i rekomanduar nga psikiatri i Emilisë - i menduar për të trajtuar ankthin - ka disa efekte anësore të papritura.
Fredi Gruger kthehet në këtë Makth Në Rrugën Elm, një ri-imagjinim kontemporan i horrorit klasik. Një grup adoleshentësh nga periferia ndajnë një lidhje të përbashkët me njëri-tjetrin: po përndiqen të gjithë nga Fredi Kruger, një vrasës tmerrësisht i shpërfytyruar që i gjuan në ëndrrat e tyre. Për sa kohë që ata qëndrojnë zgjuar, mund ta mbrojnë njëri-tjetrin... por kur i zë gjumi, nuk ka shpëtim.
Në këtë eksplorim të pazakontë të trashëgimisë, dashurisë, humbjes dhe poshtërsisë së vetë ekzistencës, një fantazmë e mbuluar me të bardhë kthehet në shtëpinë e tij periferike duke u përpjekur të komunikojë me gruan e tij të zhdukur.
Filmi tregon historinë e jashtëzakonshme të një 5 vjeçari, Sarusë, që përfundon gabimisht në një tren dhe humbet në Kalkutë. Jeta e tij ndryshon tërësisht kur ai adoptohet nga një familje australiane, por gjithmonë vazhdon të mendojë për mamanë, vëllain e motrën e tij në Indi. Shumë vite më vonë, tanimë i rritur, nxitet nga miqtë dhe e dashura që të kërkojë familjen e tij duke përdorur programin Gugëll Ërth. Një histori e vërtetë që të emocionon, një udhëtim në kërkim të përgjigjeve që e kanë ndjekur për 25 vjet.