Psikologia Margaret Matheson dhe asistenti i saj studiojnë aktivitete paranormale, të cilat i çojnë në hetimin e një psikiku të njohur botërisht, i cili është rishfaqur vite pasi kritiku i tij më i ashpër u zhduk në mënyrë misterioze...
Një film biografik për Berni Medof, i cili ngriti firmën piramidale më të madhe të njohur në histori, duke shkaktuar dëme prej 65 bilionë dollarë.
Një grup profesionistesh grabitës bankash fillojnë të ndiqen intensivisht nga policia pasi lënë një gjurmë në grabitjen e fundit.
Kur dy prej operativëve më elitarë në botë - Deni, një vrasës me kontratë i dalë në pension, dhe Hanteri, mësuesi i tij që në moshë të re - vihen kundër udhëheqësit dinak të një shoqërie sekrete ushtarake, gjuetia e tyre i çon përreth globit nga Australia në Paris, Londër dhe Lindje e Mesme. Ndërsa rreziqet rriten së bashku me numrin e kufomave, Deni dhe Hanteri shumë shpejt zhyten në një lojë maceje me miun ku askush nuk është ashtu siç duket. I bazuar në një histori të vërtetë dhe shokuese, kjo është një xhiro shpërthyese dhe e pamëshirshme ku grabitqari në fund kthehet në pre.
Familja Manxoni, nga një fis i mafies famëkeqe, shpërngulet në Normandi, Francë nën programin e mbrojtjes së dëshmitarit, ku përshtatja kthehet në sfidë duke mposhtur zakonet e tyre të vjetra.
Krimineli Paul Viti lirohet nën kujdestarinë e dr.Ben Sobel, nga ku vetëm më shumë kaos krijohet.
Një komedi për një psikiatër, pacienti numër një i të cilit është një shef bandash i pasigurt.
Kundër këshillave mjekësore dhe pa dijeninë e bashkëshortit të saj, dashamirësja Dolores Solatano e nxjerr djalin e saj të rritur, Pat Solatano i Riu, nga një institucion i shëndetit mendor në Meriland pas kufizimit të tij tetë-mujor të urdhëruar nga gjykata. Kushti i lirimit është që Pati të shpërngulet në shtëpinë e prindërve të tij në Filadelfia. Edhe pse shtrimi i Patit në çmendinë ishte për shkak se rrahu dashnorin e gruas së tij Nikit, ai u diagnostikua me çrregullim bipolar. Që atëherë, Niki e ka lënë dhe ka nxjerr një urdhër kufizimi ndaj tij.
Biri i një oficeri të NYPD i cili ishte vrarë iu bashkangjitet forcave, ku bëhet bashkë me partnerin e ish të atit të tij dhe një ekip policësh mashtrues.
Në një kohë të ndaluar një gangster çifut kthehet në Manhatanin lindor pas 30 vitesh ku duhet të përballet me fantazmat dhe pendimet e së shkuarës.
Greg Foker më në fund ka filluar të fitojë respektin e vjehrrit të tij ish-agjent të CIA-s, Xhek Bërns por një provë e rëndësishme ende po i pret: a do të vërtetojë Gregu që ka atë që duhet për të qenë Kumbari Foker... apo rrethi i besimit do të thyhet njëherë e përgjithmonë?
Greg Faker do te coje familjen e te fejuares se tij tek prinderit e tij por ka frike nga vjehrri dhe ato qe ai do te mendoje kur te takoje prinderit e tij. Por gjerat dalin pak jashte kontrolli rruges. Keshtu, a do te lejoje i ati i Pamit qe ata te martohen?
Greg planifikon ti propozojë të dashurës së tij, Pemit. Megjithatë, ai mëson se më parë duhet ti marrë leje babait strikt të saj. Motra e Pemit do të martohet në fundjavë. Për këtë arsye, Gregu me Pemin shkojnë për vizitë tek prindërit e saj. Shumë gjëra nuk do ti ecin mbarë Gregut, gjë që do ta vejë atë në dyshim nëse duhet të martohet me vajzën që ai dashuron.
Vazhdimi i sagës së familjes Korleone tregon historinë e Vito Korleones kur ka qenë i ri në Nju Jorkun e 1920-ës dhe më pas ndjek Majkëll Korleonen në 1950-ën i cili po përhapte biznesin ne familjes në Las Vegas, Hollivud dhe Kubë.
Një veteran i luftës në Vietnam i cili ka mangësi mendore punon natën si shofer taksie në Nju Jork ku imoraliteti e nxit anën e tij të dhunshme në përpjekje për të shpëtuar një prostitutë adoleshtente.
Agjenti federal Eliot Nes urdhëron kapjen e Al Kapone-es, për shkak të korrupsionit të shfrenuar ai mbledh vetë një ekip të vogël dhe del në terren.
Historia trazuar e hershme të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës shihet përmes prizmit të jetës së një njeriu të vetëm.
Filmi ka marrë shumë vlerësime nga publiku dhe kritika dhe ka fituar 6 çmime Oscar, midis të cilave atë të regjisë dhe filmit më të mirë. Nga rrëfimi i tridhjetë vjet jetë në mafie i të penduarit Henry Hill, paraqiten stile, mentalitete dhe rite të të universit mafioz italiano-amerikan nëpërmjet vrasjeve, kontrabandës, shpërndarjes së drogës, rrëmbimeve, burgosjeve, por edhe drekave, festave, grave, fëmijëve, të dashurave, dhe ish "miqve", midis të cilëve Janes Conway (Robert De Niro) dhe gjakatari Tommy De Vito (Joe Pesci).
Lakmia, mashtrimi, partë, pushti, dhe vrasja ndodhin në mes dy miqve më të mirë mafioz, dhe një grua bëhet me trofe si një perandorësh kumore.