E kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit, një agjente e CIA-s detyrohet të gjejë një dosje sekrete që është një armë e rrezikshme në duar të gabuara, edhe pse nuk e ndihmon askush, dhe e quajnë tradhtare të atdheut deri në fund.
Njeriu i aksidentit, është kthyer dhe këtë herë duhet të mundë vrasësit kryesorë në botë, për të mbrojtur djalin mosmirënjohës të një boseje mafioze, për të shpëtuar jetën e shokut të tij të vetëm dhe për të rindezur marrëdhënien e tij me figurën e tij të babait.
Djaloshi i ri gjaknxehtë Dartanjan bashkohet me tre muskëtjerë të papunë, në këtë ribërje të historisë së Alexandre Dumas. Ata duhet të ndalojnë Rishilaun djallëzor dhe të përballen me Bakingamin si edhe tradhtaren Miledin.
Pasi një terrorist i tmerrshem merr peng mbesën e tij në një ndeshje futbolli, një ish-ushtar me aftësi të jashtëzakonshme nis një luftë personale për ta shpëtuar atë dhe për të shmangur shkatërrimin në masë.
Frenk, një shofer i talentuar, ndihmon katër vajza të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion, që të hakmerren ndaj tutorit të tyre dhe për të shpëtuar babain e tij.
Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.