Tomi, një mjek në profesion, mundohet të gjejë kurën për vdekjen, burimin e pavdekshmërisë, për t'i shpëtuar jetën gruas së tij me kancer, Izit.
Bazuar në përvojat e një policeje në Nebraska, Kathryn Bolkovac (Rachel Weisz) e cila zbulon një unazë vdekjeprurëse ndërsa shërbente si një paqeruajtëse e SHBA-së, në Bosnjën e pasluftës. Duke rrezikuar jetën e saj për të shpëtuar jetën e të tjerëve, ajo zbulon një komplot ndërkombëtar dhe është e vendosur për ta ndaluar, pa marrë parasysh koston.
Një këshillues politik mundohet t'i shpjegojë divorcin dhe marrëdhëniet e tij të mëparshme vajzës së tij 11-vjeçare.
Është shekulli 18 në Angli. Mbretëria drejtohet nga një mbretëreshë e brishtë. Intrigat dhe sekretet e tre femrave do të mbizotërojnë pallatin mbretëror duke ndikuar kështu në politikat e vendit në kohë lufte dhe trazirash.
I bazuar në romanin best-seller të Alice Sebold dhe i drejtuar nga regjizori fitues i çmimit Oscar, Kockat e Dashura ka në qendër një vajzë të re që është vrarë dhe shikon nga parajsa familjen dhe vrasësin e saj. Ajo duhet të njehsojë peshën e dëshirës për hakmarrje me dëshirën për shërimin e familjes së saj. I nominuari për Oscar Mark Wahlberg dhe fitueset e çmimit Oscar Rachel Weisz dhe Susan Sarandon luajnë së bashku me Stanley Tucci, Michael Imperioli dhe të nominuarën për Oscar Saoirse Ronan.
Trupi i mumifikuar i Imhotepit është dërguar në një muze në Londër, ku ai edhe një herë zgjohet dhe fillon fushatën e tij të bujshme te terrorit.
Një amerikan që shërben në Legjionin e Jashtëm Francez, gjatë një gërmimi arkeologjik në qytetin antik të Hamunaptrës ngjall rastësisht një mumje që shkakton kërdi mbi të dhe ekuipazhin e tij.
Oskar Digsi, një magjistar amator dhe i djallëzuar që punon në një cirk diku në Kansas, hipën në balonën e tij dhe përfundon në Vendin e Ozit. Fati i tij ndryshon sepse aty të gjithë mendojnë se ai është një magjistar i madh. Por shumë shpejt ai do të përballet me tre magjistare të cilat dyshojnë në aftësitë e tij.
Një rojëtar fari dhe e gruaja e tij që jetojnë në bregun perëndimor të Australisë rrisin një fëmijë që gjejnë në një barkë të sjellë nga deti.
John Constantine shikon demonët që vijnë në tokë dhe është i interesuar të zgjidhë problemin duke iu përgjigjur Ferrit! Constantine, lufton një armik të ri të jashtëzakonshëm në këtë thriler të mbinatyrshëm, i cili i ka hedhur rrënjët thellë në një qytet ku kufijt e botës së shpirtrave janë shkatërruar... dhe Ferri po përhapet. Ujë i Bekuar. Një Dragua që hedh flakë. Një armë shpëtimtare e krijuar nga një kryq. Me këto armë dhe i përkrahur nga një femër police, John Constantine është një luftëtar shpirtrash në një betejë midis Parajsës dhe Ferrit.
Një dramë historike e vendosur në Egjiptin Romak, për filozofen Hypatia të Aleksandrisë dhe lidhjen e saj me skllavin e saj Davus, i cili është i ndarë mes dashurisë për të dhe mundësisë për të fituar lirinë duke u bashkuar me valën në rritje të Kristianizmit....
Gjatë gjithë jetës së tyre, vëllezërit Stiven dhe Blum kanë perfeksionuar artin e mprehtë të mashtrimit. Tani, ata janë gati për një punë të fundit spektakolare - të joshin Penelopën, një trashëgimtare të çuditshme, brenda një komploti të përgatitur që do t’i çojë në një udhëtim mahnitës rreth botës.
Në një të ardhme të afërt disutopike, sipas ligjeve të qytetit, beqarët dërgohen në Hotel, ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda 45 ditëve, përndryshe ata i shndërrojnë në kafshë dhe i dëbojnë në pyll.
Një dirigjent orkestre i dalë në pension është me pushime në Alpe me vajzën dhe me shokun e tij të ngushtë, drejtues filmi, kur atij i vjen një ftesë nga Mbretëresha Elizabeta II për të performuar në ditëlindjen e Princit Filip. KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES TË MOSHES MBI 16 VJEÇ!