Vite pasi dëshmoi vdekjen e heroit të nderuar Maksimus nga duart e dajës së tij, Luciusi detyrohet të hyjë në Koloseum pasi vendi i tij pushtohet nga perandorët tiranë që tani udhëheqin Romën me një grusht të hekurt. Me zemërimin në zemër dhe të ardhmen e Perandorisë në rrezik, Luciusi duhet të gjejë forcë për t'i kthyer lavdinë Romës.
I humbur në një ishull të shkretë, një robot i quajtur Roz duhet të përshtatet për të jetuar me krijesat që e rrethojnë. Roz krijon një lidhje prindërore me një rosak jetim për të cilin kujdeset deri sa rritet e bëhet i zoti i vetes.
Në këtë komedi aksioni, Nicolas Cage luan rolin e Nick Cage duke marrë frymëzimin nga personazhet e tij të shkuara teksa është në mes të një adhuruesi të madh dhe një agjente të CIAs.
Robert Mekolli i shërben drejtësisë pa iu trembur syri, por si do të reagojë ai kur vritet një njeri i dashur për të?
A do të arrijë të barazojë drejtësinë dhe hakmarrjen?