Filmi "Premtimi", tregon për ditët e fundit të Perandorisë Osmane, ku ndjek trekëndëshin e dashurisë ndërmjet Mikaelit, studentit të shkëlqyer të mjekësisë, Anës, vajzës së bukur dhe të sofistikuar dhe Krisit, gazetarit të njohur amerikan që jeton në Paris...
Paul Atreides, një djalë i talentuar dhe fatlum, duhet të udhëtojë në planetin më të rrezikshëm në univers për të siguruar të ardhmen e familjes dhe njerëzve të tij.
William Tell është një lojtar bixhozi dhe ish ushtarak, i cili fillon të reformojë një djalë të ri duke kërkuar hakmarrje ndaj një armiku të përbashkët nga e kaluara e tyre.
Filmi tregon historinë e pesë ish-operativë të forcave speciale, të cilët planifikojnë dhe realizojnë një vjedhje në një zonë kufitare në Amerikën Jugore. Asgjë nuk shkon sipas planit, kështu ndodh edhe me idenë e tyre për t’u bërë të pasur. Kështu që vihet në testim shkathtësitë e tyre, por edhe miqësia me njëri-tjetrin.
Brenda Luin Dejvis ndjek një javë në jetën e një këngëtari të ri popullor teksa ai navigon në skenën e muzikës të fshatit Grinuiç në vitit 1961. Me kitarën në krah, i përballur me dimrin e ashpër të Nju Jorkut, ai po mundohet t’ia dalë si muzikant pavarësisht pengesave, shpesh të shkaktuara nga vetë ai.
Familja makabre zhvendoset në periferi, ku vajza e Addams miqësohet me vajzën e një prezantueseje vendase dashakeqe. Por kjo miqësi do të krijojë konflikt mes familjeve.
Në vitin 1981 në Nju Jork, një emigrant ambicioz lufton për të mbrojtur biznesin dhe familjen e tij gjatë vitit më të rrezikshëm në historinë e qytetit.
Një artist i famshëm që në moshë të re, pasi kish arritur gjithçka dëshironte në jetë, Tomi, udhëton nëpër shkretëtirën e Mojaves. Ajo çfarë pritej të ishte një qetësim dhe kalim i kohës me veten për të kuptuar çfarë dëshironte më tej, kthehet në makthin e tij të vërtetë. Xhek e ndjek kudo. Një psikopat me një të shkuar të vuajtur, xheloz për atë që Tom kishte.
Në vitin 1956, Ernesto 'Che' Guevara dhe një bandë kubanezësh e udhëhequr nga Kastro, ngrenë një ushtri për të hedhur poshtë regjimin e diktatorit Fulgencio Batista.
Një dramë historike e vendosur në Egjiptin Romak, për filozofen Hypatia të Aleksandrisë dhe lidhjen e saj me skllavin e saj Davus, i cili është i ndarë mes dashurisë për të dhe mundësisë për të fituar lirinë duke u bashkuar me valën në rritje të Kristianizmit....
Film për luftën e kryengritësve të cilët luftonin për lirinë e besimit, e cila ishte mohuar me ligj nga presidenti i Meksikës.
Kjo quhej lufta e të Krishterëve...
30 vite pas rrëzimit të Perandorisë Galaktike, një kërcënim i ri po ngrihet. Urdhri i Parë kërkon te sundojë galaksinë, dhe vetëm një grup heronjsh mund t'i ndalojë ata.
Një programues i ri, pjesë e kompanisë më të madhe të internetit në botë, fiton një konkurs për të kaluar një javë në pronën private të shefit ekzekutiv, sapo mbërrin atje merr vesh se duhet të bëhet pjesë e një eksperimenti të çuditshëm ku duhet të kontaktojë me të parën IA (Inteligjencën Artificiale) e cila ka formën e një roboti femër të bukur.