Një ish narkomane është dëshmitare e një vrasjeje. Ajo detyrohet të bashkëpunojë me vrasësin për të shpëtuar jetën e vajzës së saj.
Pasi mëson se vdekja e gruas së tij nuk ishte një aksident, një ish shef i CIA-s detyrohet të kthehet në spiunazhin e botës së krimit, duke u bashkuar me një kundërshtar për të zbuluar një komplot, që sfidon gjithçka që ai mendonte se dinte.
Një ish-operative e KGB-së e kthyer në shefe kuzhine përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të shpëtuar restorantin nga një sindikatë kriminale lokale, që synon të marrë paratë që i ka borxh bashkëshorti i saj.
Kur një princeshë refuzon të martohet me një sociopat mizor, ajo rrëmbehet dhe mbyllet në një kullë të lartë. Duke luftuar burrin që synon të marrë fronin e babait të saj, princesha duhet të mbrojë familjen e saj dhe të shpëtojë mbretërinë...
Një histori dashurie që nuk duhet humbur: Një amerikan që udhëton nëpër Evropë takon dhe bie në dashuri me një ukrainase e divorcuar e cila po rrit vajzën e saj 10-vjeçare në Paris. Të dashuruarit udhëtojnë drejt Mont St Michel, një ishull në afërsi me brigjet e Normandisë dhe shijojnë mrekullinë e romancës së tyre të sapo gjetur. Por marrëdhënia e tyre do të ftohet. pasi të dy gjejnë ngushëllim në shoqërinë e dikujt tjetër.
Agjenti 47, mund ti çojë në përfundimin ekzekutimet e porositura pa lënë asnjë gjurmë prapa. Udhëzuar për të hequr qafe presidentin e Rusisë. Por ati i është ngritur një kurth i cili duhet të merret me...
E transferuar në shtëpi pas një misioni luftarak traumatizues, një ushtare francez e trajnuar përdor aftësitë e saj vdekjeprurëse për të ndjekur njeriun që lëndoi motrën e saj.
Amy Ryan, një studente dhe Ed Phoerum, një astrofizikan i njohur janë të dashuruar prej 6 vitesh. Ata flasin me anë të bisedave me tekst dhe video. Papritur Amy dëgjon lajmin e vdekjes së Edit por ajo vazhdon të marrë mesazhe dhe dhurata nga ai duke mos u ndjerë kurrë e vetmuar.
Filmi tregon luftën e një familje franceze për të mbijetuar ndërsa rrugët e Parisit mbushen me një gaz vdekjeprurës.
Uilli beson se gruaja e tij Rosalinda është e pafajshme në vdekjen e djalit të tyre, por në kërkim të së vërtetës ai zbulon të vërtetën e hidhur që lidhet me të shkuarën e saj në një krim tjetër të pazgjidhur.
Agjenti 007 është i plagosur në krenarinë e tij, pasi është tradhtuar nga Vesper, gruaja që dashuronte. Misioni i tij i ri fillon me detyrën e re për Bondin që të mos bënte asnjë hakmarrje personale. Pasi zbulon se një organizatë sekrete kishte kapur Vesper, e që një llogari bankare i përket një agjenti M16 të korruptuar në Haiti, Bond falë edhe ndihmës së Kamilës, një grua e etur për hakmarrje, njihet me Dominik Grin një biznesmen që bën pjesë në organizatë. Bond zbulon që Grini është duke punuar për të marr kontrollin e një prej burimeve natyrore më të rëndësishme në botë dhe për ta arritur këtë është gati të bëjë gjithçka. Mes mashtrimeve dhe tradhtive, Bond, me ndihmën e disa miqve të vjetër duhet të zbulojë burrin që shkaktoi tradhtinë e Vesper dhe të ndalojë planin e Grinit.
Në fillimet e jetës së tyre bashkë në një qytezë afër Nju Jorkut, një çift i ri zbulon një dhomë misterioze në shtëpinë e tyre, e cila mund t’iu plotësojë çdo dëshirë. Ata janë të kënaqur që përfitojnë në maksimum nga dhoma, derisa dëshirat fillojnë të dalin jashtë kontrollit dhe jo gjithçka është ashtu siç duket.
Një korriere në Londër zbulon se një nga pakot që transporton është e kompromentuar për të vrarë një dëshmitar kyç në një çështje tepër të rëndësishme.
Xhek Harper është një nga riparuesit e fundit të droneve i pozicionuar në Tokë. Pjesë e një operacioni masiv për të ekstraktuar burime jetësore pas dekadash lufte me një kërcënim të tmerrshëm të njohur si Skavët, misioni i Xhekut është thuajse i përfunduar. Duke jetuar dhe patrulluar qiellin mahnitës nga mijëra metra lart, ekzistenca e tij e dhimbshme tronditet kur ai shpëton një bukuroshe të huaj nga një anije hapësinore të rrëzuar. Mbërritja e saj nxit një sërë ngjarjesh që e detyrojnë Xhekun të vërë në dyshim gjithçka që di dhe e vë fatin e njerëzimit në duart e tij.
Në shkurt të vitit 1976 në Xhibuti, merret peng një autobus shkolle në kufirin somalez. Skuadra GIGN dërgohet atje dhe pas 30 orësh tensioni, organizohet një operacion shpëtimi.
Pasi një sulm kibernetik zbulon identitetin e të gjithë agjentëve aktivë të fshehtë në Britani, Xhoni English është i detyruar të rikthehet në mision për të gjetur kriminelët gjurmues.
Një psikologe kriminale heton vdekjen mizore të një burri, nëpërmjet mbytjes së tij në shtrat. Shumë shpejt, ajo takon anëtarët e një komuniteti që i tregojnë asaj për një demon shekullor, i cili i vret njerëzit në gjumë. Kush e ka radhën këtë herë?
Një grup i ndarë prej ushtarëve romak luftojnë për jetën e tyre, pasi legjioni i tyre asgjësohet nga një sulm shkatërrues.
Piter Devero, është një ish-agjent i stërvitur mirë i CIA-s, i cili ka shijuar jetën e qetë në Zvicër. Kur Devero lë pensionin për një mision të fundit, detyrohet të mbrojë një dëshmitare me shumë peshë, Alis Fournierin luajtur nga Olga Kurylenko. Së shpejti, ai zbulon se kjo detyrë e vë atë në shënjestër të mikut të tij të vjetër Dejvid Mejson. Pasi rriten dyshimet për një spiun brenda agjencisë, Devero s’ka kujt t’i besojë më dhe rregullat shkelen.
Një ish agjenti të CIA-s që po mundohet të rregullojë marrëdhëniet me vajzën e tij 15 vjeçare. Ai punësohet nga një kompani në Belgjikë që merret me sistemet e sigurisë. Por kur një ditë shkon për në zyrën e tij, ai zbulon se kompania nuk ekziston më. Tashmë ai dhe vajza e tij e gjejnë veten të ndjekur nga vrasës me pagesë që mundohen të fshijnë çdo gjurmë nga kompania ku ai punonte.
Aleks, një hajdute misterioze, kthehet për të bërë një vjedhje të fundit. Por pasi ortaku që e solli në punë vdes, ajo e kupton që kjo vjedhje nuk bëhej fjalë për diamantët, por për diçka tjetër. Tani asaj do i duhet që të luftojë që të zbulojë sekretet që fshihen pas kësaj vjedhje.
“Filmi është i frymëzuar nga ngjarjet e vërteta të Betejës së Galipolit, në Turqi, gjatë Luftës së Parë Botërore”. “Pas vdekjes të së shoqes, një fermer australian nis një udhëtim të gjatë për në Turqi, në kërkim të së vërtetës për fatin e tre djemve e tij që ishin raportuar si të humbur në luftë. Dhe atje njihet edhe me një grua të bukur turke. Frymëzuar nga shpresa e fortë dhe me ndihmën e një oficeri turk, Konori fillon të gjejë gjurmët e tyre”.