Një shofer shpëton një kameriere nga ish-i i saj. Ai vazhdon të udhëtojë, por përplaset gjatë një stuhie. I plagosur dhe i bllokuar në një luginë, dallon një bishë që po e ndjek. Me pakësimin e kohës ai duhet të gjejë një mënyrë t'i mbijetojë të ftohtit dhe grabitqarit.
E cilësuar si tradhtare nga bashkatdhetarët e saj, shtetasja franceze, Mari Duzhardon, shpëtohet nga ushtarët amerikanë me një kusht: për të mbijetuar, ajo duhet t'i çojë ata në një depo ari të gjuajtur nga nazistët dhe rezistenca franceze.
Një eksperiment shkencor që ka si qëllim krijimin e teletransportit hap një portal nga i cili përbindësha vrasës dalin dhe sulmojnë ushtarët e marinës që kanë ardhur të hetojnë situatën.