Historia e pabesueshme e vërtetë e një ish-agjenti të qeverisë, i kthyer në një vigjilent, i cili nis një mision të rrezikshëm për të shpëtuar qindra fëmijë nga trafikantët e seksit.
Një adoleshente nis të bashkëbisedojë me reflektimin e saj. Në fillim, reflektimi e ndihmon të përballet me vështirësitë që ka, por shpejt, dëshirat e saj më të errëta marrin jetë.
Një djalë i vetmuar obez që të gjithë e quajnë "Gjalpi" është gati të shkruajë historinë. Ai do hajë pa pushim derisa të vdesë, drejtpërdrejtë në internet, dhe të gjithë janë të ftuar ta shikojnë. Kur ai bën për herë të parë njoftimin në internet për shokët e tij të klasës, Gjalpi pret keqardhje, fyerje dhe indiferencë të plotë. Ajo që ai merr është inkurajimi i fortë i planit të tij vdekjeprurës. Kjo është historia e Gjalpit dhe e vaktit të tij të fundit.
Kur Sara dëgjon një predikues të thotë se besimi mund të lëvizë malet, ajo fillon të lutet. Papritur njerëzit në qytetin e saj janë shëruar në mënyrë misterioze! Por fama së shpejti e bën të vetën dhe a mund ta shpëtojë familja e Sarës para se të jetë tepër vonë?
Bazuar në ngjarje të vërteta, kjo është historia se si guximi dhe përkushtimi i disa njerëzve ndryshuan jetën e një fisi të tërë dhe që me besim dhe vullnet asgjë nuk është e pamundur.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...
Një skiator në kërkim të adrenalinës humb në një stuhi bore në mal në qytetin e High Sierras, ku arrin limitet e rezistencës së njeriut dhe detyrohet të përballet me demonët e tij vetiak teksa lufton për mbijetesë...
Kur dështoi të vriste persona të tjerë për shkak të ndërgjegjes së tij, një vrasës i shqetësuar kërkon ndihmë nga një falsifikuese për të marrë letrat për në Kinë.