Një mësuese filloreje bëhet dëshmitare e vrasjes së radhës nga një vrasës serial që përndjek vetëm femrat. Ajo arrin t'i shpëtojë në çastin e fundit, por goditja që merr në kokë, e bën të paaftë të identifikojë vrasësin, kështu që, i duhet të kalojë një sërë peripecish para se ta kuptojë përfundimisht kush është ai.
Një nënë dhe bijë nga Flatbush, që mezi mbijetojnë në një botë me pak oksigjen, duhet të bashkohet për të mbrojtur njëra-tjetrën kur mbërrijnë të huaj duke pretenduar të njohin babanë e zhdukur.
Filmi "Ai ka talent".
Përshkrimi: I ati i një basketbollisti duhet të përpiqet ta bindë të birin, që të shkojë në një kolegj në mënyrë që të marrë një dënim më të shkurtër.
Një portal e çon togerin Artemis dhe një skuadër ushtarësh elitarë në një botë të çuditshme ku sundojnë përbindësha të fuqishëm e të pamëshirshëm. Përballë rrezikut për jetën, ata ndeshin një gjahtar përbindësash që do jetë shpresa e tyre e vetme për t'u kthyer pas...
Adhuruesi i sporteve ekstreme, Zhao Feng, përfshihet aksidentalisht në një marrëveshje ndërkombëtare të jashtëligjshme. Për këtë arsye, i duhet të ndjekë agjenten speciale Brus deri në Budapest. Gjërat ndërlikohen kur me ta bashkohet edhe një oficere policie e paaftë, një shkencëtar jo profesional dhe një doktoreshë e papunë, duke formuar kështu një njësi amatore.
Bazuar në romanin e Mike Mignola-s. Hellboi ndodhet mes dy botëve, botës së të mbinatyrshmëve dhe botës njerëzore.
Beteja e tij është kundër një magjistare të lashtë, e cila është e vendosur për hakmarrje.
Është viti 1987 dhe Daniela, ''vajza e keqe'' e shkollës po arratiset. Me të është shoku i saj bullafiq Klarku, një pako me miell dhe një radio plot me muzikë të viteve '80.
Një thriller për një mister të pazgjidhur në Alaskë, ku në një qytet kanë ndodhur zhdukje të pashpjegueshme gjatë 40 viteve të fundit dhe akuzohen qeveritarët për ndonjë mision të fshehtë...
Elementi i pestë është një film fantastiko shkencor i vitit 1997, me regji të Luc Besson, bazuar në aventurën e një shoferi taksie i cili papritur duhet të shpëtojë botën nga shkatërrimi i një planeti të zjarrtë që quhet: "E Keqja"...
Alisa kthehet atje ku filloi gjithçka, atje ku korporata Umbrella po mbledh forcat për një goditje të fundit kundër të mbijetuarve të të mbetur nga apokalipsi.
Virusi vdekjeprurës T i kompanisë Ombrella, vazhdon të shkatërrojë planetin, duke i kthyer njerëzit në ushqim për zombi. Shpresa e fundit e njerëzimit është Alisa, e cila zgjohet në zemër të institucionit të operacioneve të kompanisë Ombrella. Alisa duhet të përballet kundra ushtrisë së pafund të Ombrellës dhe njëkohësisht të zbulojë dhe të kaluarën e saj misterioze.
Në një botë të shkatërruar nga një virus që i kthen viktimat e tij në të pavdekshëm, Alisa (Milla Jovovich) vazhdon udhëtimin e saj për të gjetur të mbijetuar dhe për t’i çuar në një vend të sigurt. Beteja e saj vdekjeprurëse me Korporatën Ombrella arrin në lartësi të reja, por Alisa merr një ndihmë të papritur nga një mikeshë e vjetër. Një e dhënë e re që premton një parajsë të sigurt nga të pavdekshmit i çon në Los Anxheles. Por kur arrijnë atje, qyteti është i përmbytur nga të pavdekshmit dhe Alisa së bashku me shokët e saj janë një hap drejt një kurthi vdekjeprurës
Pas katastrofës në qytetin "Raccoon" të mbijetuarit udhetojnë nga shkretetira e Nevadës duke shpresuar për të shkuar në Alaskë. Alise i bashkohet grupit dhe luftojnë sëbashku kundër "Umbrella Corp".
Alis zgjohet në qytetin Rakun, duke zbuluar se ai është infestuar me zombi dhe përbindësha. Me ndihmën e Xhill Valentajn dhe Karlos Olivera, ajo duhet të gjejë një dalje nga qyteti para se ai të shkatërrohet nga një predhë bërthamore.
Një njësi e posaçme ushtarake lufton fuqishëm, kundër një super-kompjuteri, i cili ka dalur jashtë-kontrollit, dhe kundër qindra shkencëtarëve, të cilët kanë eskaluar në krijesat e mish-ngrënësve, pas një aksidenti në laborator.