Pronari i një galerie artesh fillon ta njohë mirë jetën e vërtetë dhe problemet e saja, sapo gruaja e tij largohet nga shtëpia dhe biznesi i merr tatëpjetën. Kështu që, për t'i mbijetuar gjithë kësaj situate, i duhet të pranojë realitetin e të përballet me telashet pafund.
Ndërsa vetë nënat e tyre shfaqen në mënyrë të papritur, tri nënat tona të nënvlerësuara dhe të mbingarkuara rebelohen kundër sfidave dhe pritjeve të super-ngjarjes për to: Krishtlindjet.
Si rezultat i një dëshire fëmijnore, arushi me pellush i Xhon Bennet, Ted, merr jetë dhe do të jetë shoku i tij më i ngushtë gjatë gjithë jetës së tij. Por shoqëria e tyre vihet në provë, kur e dashura e Xhonit i kërkon që të zgjedhë midis arushit dhe asaj. Ky film është cilësuar si një nga komeditë më të bukura të të gjitha kohërave.
Një kërcimtare këmbëngulëse fiton një rol kryesor në prodhimin e Tçaikovskit, "Liqeni i Mjellmave", por do të jetë aq perfekte saqë ngatërron realitetin me imagjinatën...
Kur tre mama të mbingarkuara dhe të nënvlerësuar arrijnë limitin e durimit te tyre, ato heqin dorë nga përgjegjësitë e tyre tradicionale për një harbim të tej zgjatur lirie, qefi dhe vetë-kënaqjeje komike.
Piteri i shkatërruar, merr pushime për të suportuar ndarjen nga e dashura e tij, Sara, e cila është një yll televizioni. Por pa dijeninë e tij, Sara po udhëton për në të njëjtin vend së bashku me të dashurin e saj të ri. Shikoni filmin se çfarë ndodh!
Për të zgjidhur një seri vrasjesh të pazgjidhura në Nju Jork, një polic familja e të cilit është masakruar si pjesë e një kospiracioni, bashkon forcat me një vrasëse e cila kërkon të hakmarrë vrasjen e motrës...
Duke u munduar të shmangin komeditë romantike të Hollivudit, Dylan dhe Jamie zbulojnë se po ti shtosh shoqërisë aktin e seksit, gjërat bëhen më të ndërlikuara.
Ilai, një luftëtar i vetmuar që endet në një peisazh post-apokaliptik, duke ruajtur një libër, një volum misterioz që në një farë mënyre mban çelësin e rindërtimit të qytetërimit dhe shpëtimit të njerëzimit. Ilai mbërrin në një qytezë të vogël të komanduar nga i ashpri Karnegi, rol i luajtur nga Gary Adman, një despot tipik post-apokaliptik që dëshiron me çdo kusht atë libër. Mila Kunis është Solara, e dërguar nga Karnegi për të joshur Ilain, por që përfundon duke luftëtuar në krah të tij.
Në të ardhmen, një grua e re vihet në shenjestrën e Mbretëreshës së Universit për tu vrarë dhe pikërisht këtu fillon fati i saj për t'i dhënë fund pushtetit të Mbretëreshës.