Kur një grabitje e thjeshtë bizhuterish shkon tmerrësisht keq,
kriminelët e mbijetuar fillojnë të dyshojnë se njëri prej tyre është një informator policie.
Një grup studentësh e kalojnë natën në një vilë të madhe, të frikshme dhe kuptojnë se një ndjekës i tmerrshëm po shikon çdo lëvizje të tyre, ndërsa nis planet për të rimarrë artefaktin e lashtë vendas, që gjendet brenda shtëpisë.
Në botën e artit bashkëkohor të korruptuar të qytetit të Nju Jorkut, tregtari i artit Xhon Kaplan dhe kreu i pamëshirshëm i mafies së Nju Jorkut, Majkëll Rubino, luftojnë për para, art, fuqi dhe dashuri.
Shtëpiakja e bindur, Telma, bashkë me shoqen e saj Luizën, një kameriere e pavarur e rebele, nisen në një udhëtim të shkurtër për peshkim. Por, udhëtimi i tyre shndërrohet në një arrati nga policia, pasi Luiza vret një burrë që përpiqet të përdhunojë Telmën. Në arratinë e tyre, gjendet një hetues dashamirës, që përpiqet t’i bindë të dorëzohen, para se fati i tyre të vuloset përfundimisht...
Olivia, një gazetare nga Nju Jork shkon në Turqi kur mëson se motra e saj është shtatëzënë. Marla sapo ka dalë nga një lidhje, por vendos ta mbajë fëmijën dhe këtu fillojnë të ndodhin gjërat e këqija.
Majk kthehet në qytetin e tij të lindjes me një problem të vjetër për të zgjidhur. Vite më parë, kur ishte i ri, u përjashtua nga dikush sepse që të dy kishin rënë në dashuri me të njëjtën prostitutë. Tani Majku bëhet Marshalli i qytetit, i vendosur për të ruajtur dhe zbatuar ligjin...
Në vitet '70, agjenti i FBI-së Joe Pistone lë familjen e tij dhe infiltrohet në mafie me emrin Donnie Brasco. Për t'u bërë një gangster ai duhet të tregojë besnikëri absolute dhe gatishmëri për të kryer krime në mënyrë që të pranohet në banda. Donnie njihet me një vrasës të moshuar mjaft cinik i cili s'ka arritur kurrë majat dhe tani në raport me djaloshin sheh mundësinë e një të ardhme të ndryshme.