Pronari i një galerie artesh fillon ta njohë mirë jetën e vërtetë dhe problemet e saja, sapo gruaja e tij largohet nga shtëpia dhe biznesi i merr tatëpjetën. Kështu që, për t'i mbijetuar gjithë kësaj situate, i duhet të pranojë realitetin e të përballet me telashet pafund.
Pas një tragjedie familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen
në shtëpi në Lumin Dimëror. Lidia has vështirësi në komunikimin me të bijën,
e cila i kërkon të flasë me të atin e vdekur. Ende e përhumbur nga Bitëllxhusi,
jeta e Lidias kthehet përmbys kur vajza e saj adoleshente,
Astridi, hap aksidentalisht Portalin për jetën e përtejme. Astridi bën një ujdi për të shkëmbyer jetën e saj me
jetën e një të vdekuri, por pa dijeninë e saj. A do ia dalë Lidia të shpëtojë të bijën?
Kur një vrasës me pagesë ka një sëmundje mendore që zhvillohet me shpejtësi, atij i ofrohet një mundësi për të shpenguar veten duke i shpëtuar jetën djalit të tij të rritur të larguar.
Berri Allen përdor super shpejtësinë e tij për të ndryshuar të kaluarën, por përpjekja e tij për të shpëtuar familjen e tij krijon një botë pa super heronj, duke e detyruar atë të luftojë me jetën e tij për të shpëtuar të ardhmen.
Megi Pejton, shoferja e re e makinës 53 - Volsvageni i pa pronar që ka mendjen e vet - e shtyn veten dhe makinën për të fituar kampionatin e NASCAR-it.
E shpëtuar si fëmijë nga vrasësi legjendar Mudi, Ana është vrasësja me kontratë më e aftë në botë.
Sidoqoftë, kur Mudi vritet brutalisht, ajo zotohet të hakmerret për njeriun që i mësoi asaj gjithçka që di.
Klasiku Dambo, elefanti me veshët e mëdhenj, arrin të shpëtojë cirkun me aftësinë e tij për të fluturuar. Por bashkë me shokët e tij të vegjël, Millin dhe Xhoin, zbulojnë planet e errëta të pronarëve.
Historia e Rei Krok, një shitësi që shdërroi idenë inovative të fast food-it të dy vëllezërve McDonald, në biznesin më të madh të restorantëve në botë, me një kombinim të ambicjes, këmbënguljes dhe vendosshmërisë.
Në Detroitin e vitit 2028, kur Aleks Mërfi - një bashkëshort i dashur, baba dhe polic i mirë - plagoset rëndë në krye të detyrës, konglomerati multinacional OmniKorp shikon mundësinë për të krijuar një oficer policie gjysmë njeri, gjysmë robot.
Historia e vërtetë se si gazeta “Globe” në Boston zbuloi skandalin masiv të abuzimit të fëmijëve nga priftërinjtë.Skandal ky i mbuluar prej kohësh nga Kryedioqeza lokale katolike, zbulimi i të cilit lëkundi rrënjët e Kishës Katolike.
Minionët janë krijesa të vogla të verdha në kërkim të një krimineli që t'i shërbejnë. Ata më në fund e arrijnë qëllimin e tyre por gjërat mesa duket fillojnë të ndërlikohen.
Dy detektive të Nju Jorkit kanë mundësin të jenë në krye të detyrës por pas një gabimi që bëjnë, ata duhet të zbulojnë një planë tjetër që gjërat e tyre të rrjedhin ashtu siç kishin planifikuar.
Një foto gazetare jeton e qetë në një apartament ne Nju Jork, deri sa një kriminel sadist i cili po kërkon për një pasuri të fshehur hyn në jetën e saj.