Një grup njerëzish me aftësi të kufizuara, kryejnë një grabitje të madhe. Gjërat shkojnë sipas planit derisa fillojnë të tradhtojnë njeri tjetrin. Si përfundim, kush do t'i gëzojë paratë e fituara nga grabitja?
Një përrallë dimri, në të cilën një incident prish jetën e personazheve të saj dhe i ndryshon ata përgjithmonë. Kur frika jeton brenda shtëpive dhe njerëzve, çfarë çmimi duhet të paguajnë ata për të qenë të sigurt?
Historia e një burri i cili vrau 32 njerëz, fitoi pushtet, dhe më pas u tremb sepse shumë njerëz donin ta vrisnin. Një mëngjes Gushti, ai zhduket. Për 15 vite, të gjithë e mendonin të vdekur. Në fakt ai po jetonte në një hotel afër Frankfurtit, bashkë me gruan dhe djalin gjerman. Më pas, kur trenat e plehrave zbarkuan nga Napoli, e shkuara rikthehet në jetë. Kjo është historia e një burri i cili ndërkohë që po vriste pemët me gozhda bakri, u kap në befasi nga e shkuara dhe u detyrua ti vendoste gjërat në vendin e tyre.