Pasi shpërthen një virus zombish në Korenë e Jugut, disa udhëtarë luftojnë për të mbijetuar në një tren nga Seul për në Busan. Po a do të mbijetojë ndonjë prej tyre?!
Titrat u rregulluan!Detektivi Ma Seok-do bëhet pjesë e një grupi hetimi të krimeve kibernetike, me synimin për të arrestuar Baek Chang-ki, një ish-mercenar dhe drejtuesin e një rrjeti kazinosh.
Pas një tërmeti vdekjeprurës dhe të tmerrshëm, një gjuetar i mbijetuar i patrembur fillon aksionin, për të shpëtuar një adoleshent të rrëmbyer nga një doktor i çmendur.
Shtatë vjet pas kapjes në Vietnam, Ma Seok-do bashkohet me një skuadër të re për të hetuar një rast vrasjeje. Ai shpejt fillon të gërmojë më thellë kur zbulon se rasti përfshin një drogë sintetike dhe një bandë kriminelësh.
I ndjekur nga Ma Seok-do, i cili shkon në një vend të huaj për të ekstraduar një të dyshuar. Megjithatë, ai zbulon raste të tjera vrasjesh dhe mëson për një vrasës që kishte kryer krime kundër turistëve për shumë vite.
Një vullkan që qëndronte i heshtur, shpërthen papritur duke shkaktuar dëme të mëdha në Korenë e
Jugut dhe në Korenë e Veriut. Një profesor universiteti, harton një plan të çmendur për të frenuar
shpërthimet e mëtejshme.
Automjeti i transportit të të burgosurve përmbyset dhe disa kriminelë të rrezikshëm arrijnë të arratisen. Për të kapur të arratisurit, policia vendos që të formojë një skuadër speciale hetimi, që përbëhet nga disa të burgosur të veçantë.
Në Jetën e Përtejme një rojtar do ndihmojë një shpirt të humbur gjatë gjyqeve të tij, ndërsa dy ndihmësit e tij të tjerë ndihmojnë një ish-rojtar në tokë, duke zbuluar kështu dhe të vërtetën e historisë së tyre mijëra vjeçare.
Pas një vdekjeje të papritur, zjarrfikësi Ja-hong dërgohet në jetën e përtejme nga tre mbrojtësit e tij. Vetëm pasi të kalojë 7 gjykime në 49 ditë dhe të provojë pafajësinë e tij në botën e të gjallëve, do mund të rimishërohet dhe tre mbrojtësit e tij do i qëndrojnë pranë gjatë gjithë gjykimeve.
Bazuar në ngjarjet e vërteta që ndodhën në 2007-ën, i quajtur ndryshe edhe "Incidenti Heuksapa". Historia ka të bëjë me një luftë territoresh që zhvillohet midis një bande vendase e cila drejton në Garibong-dong në qarkun Guro të Seulit dhe bandës Heuksapa nga Jambiani i Kinës. Policia përfshihet me qëllim që të rikthejë paqen në vend.
Historia e dy të jashtëligjshmëve dhe një gjuetari shpërblimesh në Mançurinë e 1940 dhe rivaliteti midis tyre për të pasur një hartë thesari ndërkohë që ndiqen nga ushtria japoneze dhe banditët kinezë.