I humbur në një ishull të shkretë, një robot i quajtur Roz duhet të përshtatet për të jetuar me krijesat që e rrethojnë. Roz krijon një lidhje prindërore me një rosak jetim për të cilin kujdeset deri sa rritet e bëhet i zoti i vetes.
Një grua e re me emrin Sem, e gjen veten të bllokuar në qytetin e Nju Jorkut, gjatë fazave të hershme të një pushtimi nga krijesa aliene me dëgjim ultra të ndjeshëm.
Pas vdekjes së mbretit T'Çalla, mbretëria e uakandasve është nën kërcënimin e superfuqive botërore. Mbretëresha Rajmonda, së bashku me të bijën dhe me popullin e saj luftëtar, arrin ta mbajë atdheun e saj të paprekur, por tashmë, një kërcënim tjetër, edhe më i rrezikshëm i pret, nga një tribu e panjohur kurrë më parë...
Një muzikant dhe njeri i dështuar, rastësisht, bëhet bashkë me një mësuese dhe një personazh televiziv në një ekskursion argëtues, që shndërrohet në luftë për të shpëtuar nga zombit. A do t’i mbrojnë dot fëmijët e vegjël, duke ua fshehur tmerrin që i rrethon?
T'Challa, pas vdekjes të së atit, Mbretit të Wakanda, rikthehet në shtëpi në kombin Afrikan të izoluar dhe të avancuar nga ana teknologjike, për të triumfuar në fron dhe për të marrë me të drejtë vendin e tij si mbret.