Një baba i papunë detyrohet të punojë për të rrimarë shtëpinë që ka kaluar në pronësi të bankës nga mos pagimi i kredisë.
Personi për të cilin do punojë është ndërmjetësi që e dëboi nga shtëpia.
Katër vjet pas shkatërrimit të Isla Nublarit, dinozaurët tani jetojnë së bashku me njerëzit në të gjithë botën. Ky ekuilibër i brishtë do të riformësojë të ardhmen dhe do të përcaktojë, një herë e përgjithmonë, nëse qeniet njerëzore do të mbeten grabitqarët kulmorë në një planet që tani po e ndajnë me krijesat më të frikshme të historisë.
Xhoshi, një shpirt i humbur me një talent muzkor të jashtëzakonshëm, bën një udhëtim gjatë të cilit vlerëson gjëra që as i mendonte, por për të cilat kishte kaq shumë nevojë. Duke u ndjerë sikur ishte i vetëm kundër botës, në fillim rruga e tij kryqëzohet me shumë njerëz të cilët kërkonin fatin e tyre, dhe që më në fund, prezenca e tij në jetët e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Historia tragjike dhe e diskutueshme e Kameron Tod Uillinghamit, i cili u ekzekutua nga shteti i Teksasit për vrasjen e tre fëmijëve të tij pasi provat shkencore dhe dëshmitë e manipuluara të ekspertëve shtypën pafajësinë e tij.
Bazuar në një histori të vërtetë, Savana Knup kalon gjashtë vjet duke u shtirur si autori i famshëm XhejTi Leroi, personazhi i shpikur i librit të famshëm të kunatës së saj.
Një shofer pastrueseje dëbore i pikëlluar, kërkon të hakmerret ndaj trafikantëve të drogës, të cilët i vranë djalin. Bazuar në filmin norvegjez të 2014-ës "Sipas radhës së zhdukjes".
Kur mamaja e Xhenit zbulon disa letra, që ajo kishte shkruar gjatë fëmijërisë, Xheni fillon të rikujtoj të shkuarën dhe të gjykoj disa ngjarje që kanë ndodhur kur ishte 13-vjece.