Duke luftuar për të gjetur një jetë më të mirë, Clarence mahnitet nga fuqia e Mesisë në rritje dhe ai rrezikon gjithçka për të gdhendur një rrugë drejt një ekzistence hyjnore.
Shumë shpejt pas shpërnguljes në një shtëpi të re, një grua dhe djali i saj zbulojnë se shtëpia është pushtuar nga fantazmat. Ata kërkojnë një ekip të larmishëm të ashtuquajturish ekspertë shpirtërorë, për të ndihmuar në çlirimin e shtëpisë së tyre nga krijesat e mbinatyrshme.
Bill O'Nilli infiltrohet nga FBI-ja në Partinë e Panterave të Zeza që mbronin të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe lirinë e tyre. Kryetari i partisë, Fred Hemptoni, kërkon të nisë një revolucion teksa përveç policisë, duhet të kujdeset dhe nga spiunët dhe të tjerët kundra lëvizjes.
Bazuar në mangan e famshme japoneze të shkruar nga Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata, Blloku i Vdekjes tregon historinë e një
studenti në shkollë të mesme i cili gjen një bllok me fuqi mbinatyrore dhe zbulon fuqitë e tij të mëdha. Nëse mbajtësi i
bllokut shkruan në të emrin e një personi duke patur në mendje fytyrën e tij ose të saj, ai ose ajo do të vdesë. I dehur
nga fuqitë e tij, djaloshi i ri fillon të vrasë ata që ai mendon se nuk e meritojnë të jetojnë.