Hirayama pastron tualetet publike në Tokio, ai e jeton jetën e tij në thjeshtësi dhe qetësi të përditshme. Disa takime të rastësishme e shtyjnë atë të reflektojë për veten e tij.
Detektivi i policisë së Hiroshimas, Ogami Shogo dhe partneri i tij Hioka hetojnë zhdukjen e një punojësi banke dhe kërkimi përshkallëzon luftën e Jakuzës për territor në vitin 1988.
Një kriminel i liruar nga burgu pas 13 vjetësh, udhëton për të gjetur nënën që e braktisi në fëmijëri. E kaluara prej gangsteri e ndjek pas dhe ai lufton për t’u përshtatur me jetën e tij të re jashtë burgut.
Mitsumi ka precedenca të vjetra kriminale dhe tani është sërish në vëmendjen e autoriteteve. Është një çështje e hapur dhe e mbyllur dhe Mitsumi ka rrëfyer. Në këtë pikë futet në skenë avokati premtues Shigemori, idetë e të cilit mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Një histori dashurie, hakmarrjeje dhe traditash të egra, me ngjarje të vendosura në shekullin e 17-të. Hanshiro, një samuraj i varfër dhe i shkatërruar nga jeta, troket në derën e feudalit Kagejo, me kërkesën për të bërë harakiri (vetëvrasje) në oborrin e tij. Duke menduar se ai po shtiret, Kagejo i tregon historinë e dhimbshme të Motomes, pa e ditur se me këtë, i ka hedhur benzinë zjarrit të hakmarrjes që është ndezur brenda samurajit, i cili tashmë ka humbur gjithçka në jetën e tij…