Shumë vite pas mbretërimit të Cezarit, një majmun i ri nis një udhëtim që do ta bëjë të vendosë në dyshim gjithçka që i është mësuar për të kaluarën dhe do të bëjë zgjedhje që do të përcaktojnë një të ardhme për majmunët dhe njerëzit.
Një krijesë e pandeshur më parë lëshohet në pyllin e qytetit të vogël dhe të izoluar të Meidën Uds pasi një kompani që merret me prerje drush hyn në pyllin fqinj. Shpresa e vetme e qytetit mbetet tek Sherifi vendas dhe tek delegati i tij i besuar.
Një sociopat i reformuar udhëton në një ishull të largët për të hetuar misterin që qëndron pas vdekjes së vëllait të tij, por shumë shpejt përfundon duke u përballur me më shumë nga sa e kishte menduar.
Një gjahtar kafshësh ka prenotuar një udhëtim në një anije transportuese mallrash me një tufë kafshësh ekzotike të rrezikshme të marra nga Amazona, duke përfshirë një xhaguar të bardhë - bashkë me një vrasës politik që po ekstradohet në mënyrë sekrete në Amerikë. Pas dy ditësh udhëtim, vrasësi arratiset dhe lëshon të lira kafshët në anije, duke krijuar kaos.
Kjo është historia e Edi Boijd, veteranit të luftës së dytë botërore i cili u shndërrua në një makth për bankat kanadeze duke i grabitur. Edi, duke u përpjekur për t'i plotësuar familjes së tij një ëndërr të paplotësuar, për t'u bërë një yll Hollivudi, merr një rrugë të rrezikshme dhe tragjike.