Adoleshenti i ardhur nga qyteti, Ren Makormak, zhvendoset në një rrethinë të vogël ku muzika dhe rrok dhe kërcimi janë të ndaluara, por shpirti i tij rebel e tund mirë popullsinë e atij vendi.
Një balerinë e vetë-trajnuar në rrugët e Detroitit bashkë me një grup hip-hopi ekstrem dhe me ndihmën e një ish lojtari hokei të kthyer tashmë në kërcimtar, ka ende mundësinë që ta bëjë ëndrrën e saj realitet, (të arrijë akademinë më prestigjioze të baletit në Nju Jork, etj...).
Bela Parker, e cila ka jetuar gjithmonë nën hijen e motrës së saj shumë të suksesshme, gjen një mundësi për t'u rekrutuar në një nga kompanitë më të famshme të kërcimit në botë.
Një tetëmbëdhjetë vjeçar që kishte lënë shkollën, së bashku me mikun e tij njëzetëeshtatë vjeçar, nisin të trafikojnë marijuanë përtej kufirit të Kanadasë për të fituar para. Jetët e tyre ndryshojnë përgjithmonë.
Ndërsa shkon në universitetin e Kejp Taunit, Melia Martini ndihet e kufizuar nga rregullat e shkollës dhe vendos të bëjë diçka vetë. Duke kërkuar për një mënyrë se si të përdorë talentin e saj si kërcimtare dhe të frymëzojë komunitetin rreth saj, Melia merr me qira një teatër të dështuar që të vërë në skenë një shfaqje hip-hopi të Romeos dhe Xhuljetës. Por ashtu si Kapuletët dhe Montagët, mosmarrëveshjet mes pjesëtarëve të kastit kërcënojnë zhvillimin e shfaqjes.