Evelyn dhe djali i saj i pavëmendshëm Ziggy kërkojnë zëvendësues për njëri-tjetrin. Ndërsa Evelyn përpiqet në mënyrë të dëshpëruar të bëjë rolin e prindit për një adoleshent modest në strehimoren e saj, Ziggy ngatërrohet në ndjekjen e një vajze të re brilante në shkollë.
Vrasësi profesionist Robert Rath dëshiron të përmbushë disa kontrata të tjera përpara se të tërhiqet,
por vrasësi i paskrupullt ambicioz i porsaardhur Miguel Bein vazhdon të vrasë objektivat e Rathit.
Një zjarrfikës, dy profesorë kolegji dhe një shkencëtare qeveritare seksi punojnë kundër disa organizmave alienë që kanë evoluar me shpejtësi që nga mbërritja e tyre në Tokë me anë të një meteori.
Gjatë një udhëtimi interatlantik nga Nju Jorku për në Londër, përgjegjësi i sigurisë së aeroplanit, Bill Marks (Liam Neeson) merr disa mesazhe kërcënuese në telefonin e tij. Dërguesi i panjohur i kërkon Marksit të kërkojë nga qeveria që të transferohen 150 milion dollarë në një numër llogarie të fshehtë.
Një psikiatre mjeko-ligjore zbulon se një prej pacientëve të saj, vuan nga probleme të shumta personaliteti. Fakti shqetësues është se të gjitha personalitetet e këtij njeriut duket se kanë qenë viktima të vrasjeve brutale...
Tomasi largohet nga ferma e tij me një magjistar për të mësuar që të luftojë kundër shpirtrave të lig. Sfida e madhe e tij e parë vjen kur mbretëresha e shtrigave shpëton nga izolimi i saj ndërkohë që magjistari ishte larguar.
Pasi zyrat e tyre qendrore janë shkatërruar dhe bota po mbahet peng, udhëtimi i tyre i shpie ata në zbulimin e një organizate aleate spiunësh, në Mbretërinë e Bashkuar. Këto dy organizata elitë ndërkombëtare duhet të bashkohen për të mposhtur armikun e përbashkët.
Nje djale nga Nju Xhersi i përkushtuar në familjen e tij, miqtë, dhe kishën, zhvillon pritjet jorealiste duke shikuar pornografi dhe punon për të gjetur lumturinë dhe intimitetin me dashurin e tij të vërtetë.
Një magjistar i cili mund të shikojë atë që ndodh në të ardhmen ndiqet nga agjentët e FB-së për të përdorur aftësinë e tij për të parandaluar një sulm terrorist bërthamor...
Duke jetuar i dëbuar, Hanibal Lekter mundohet të rilidhet me me tashmë agjenten e turpëruar të FBI-së Klaris Starling, por e gjen veten objektiv të një hakmarrje nga një viktimë e fuqishme...
Konsideruar si një nga filmat më të mirë komedi. Xhefri "Djaloshi" Lebovski ngatërrohet për një Xhefri Lebovski tjetër, i cili është një milioner. Ai kërkon kompensim për tapetin e tij të prishur dhe duke bërë këtë gjë ai ngatërrohet në një gjë më të madhe së bashku me shokët e tij.
Është viti 2027. Asnjë fëmijë nuk ka lindur që 18 vite pasi shkenca ka dështuar të zbulojë apo të shpjegojë arsyen përse të gjithë femrat janë sterilizuar.
Një ripërfytyrim i rrëfimit klasik horror të Carrie White, një vajzë e ndrojtur e dëbuar nga moshatarët e saj që gjen strehë vetëm tek e ëma e cila ishte thellësisht fetare. Ajo i parashtrohet një terrori telekinetik në qytetin e saj të vogël, pasi që e kishin kaluar çdo kufi të talljeve me të, në mbrëmjen e saj të maturës.
Ellis Houland është një profesore e shquar e gjuhësisë, e cila fillon të harroj fjalët. Ajo jeton një jetë të lumtur, e martuar dhe me tre fëmijë të rritur. Por fati e do që Ellisit ti shfaqet një sëmundje shkatërruese, që do të vërë në provë jo vetëm shëndetin e saj, por edhe do të testoj forcën e dashurisë që lidh një familje.
Jeta e një burri të moshuar ndryshon në mënyrë dramatike, kur gruaja e tij i kërkon divorc në moshën mesatare. Ai kërkon të ri-zbulojë pjekurinë e tij me ndihmën e një miku për të marr mësime nga vajzat e barev.