Pas daljes në treg të romanit të saj të ri, shkrimtarja 35-vjeçare Kejt është e ftuar nga ish-profesori i saj të flasë në universitetin ku ka studiuar. Pasi pranoi ftesën, Kejt e gjen veten të zhytur thellësisht në jetën e një grupi studentësh kolegji.
Frenki dhe Ballasi kanë qenë miq të ngushtë që nga fëmijëria. Ata janë mbretërit e gjimnazit: të bukur, yje të ekipit të notit dhe të njohur nga vajzat. Jetojnë një jetë të përkryer adoleshentësh - deri në festën e ditëlindjes së 17 të Frenkit, ku përfshihen në një incident të papritur që u ndryshon përgjithmonë jetën.
Një adoleshent nga qyteti udhëton në Montana për të gjuajtur me babain e tij. Baba dhe bir luftojnë për t'u afruar, ndërsa një ngjarje në zemër të shkretëtirës ndryshon gjithçka.
"Ëndrra të Këqija" : Një djalë 15-vjeçar vjedh një çantë me para droge dhe ia mbath me vajzën që dashuron. Ndërkohë që babai i saj polic, i dhunshëm dhe i korruptuar i ndjek, ata nisen në një udhëtim që do ju ndryshojë jetën përgjithmonë.
Xhon merr përsipër të shoqërojë për tek shtëpia e gjyshërve Luisin të cilit sapo i ka vdekur mamaja. Gjatë udhëtimit Luis do kalojë shumë aventura dhe do zbulojë shumë të vërteta.
Sjellja e adoleshentit Xhejkob, që ishte i pasionuar pas garave motokros dhe ajo babait të tij, çojnë Shërbimin e Mbrojtjes së Fëmijëve t'i jap tezes kujdesin për vëllanë e tij të vogël. Që atëherë ata detyrohen të marrin përgjegjësitë e tyre për të rikthyer të voglin në shtëpi.