Shitësi udhëtues Cliff po mbytet nën peshën e sigurimit të familjes së tij dhe e gjen veten në një rrugë të rrezikshme pas një takimi të rastësishëm me një koleg që ka një të kaluar të errët. I dëshpëruar për të mbajtur të paprekur jetën e tij të brishtë në shtëpi, Cliff pranon të bashkohet me Rickin dhe të drejtojë kokainën nëpër Montana.
Pasi është ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të rrezatimit, një shkencëtar, Bruce Banner,
shndërrohet në një përbindësh të gjelbër të zemëruar në shenjën më të vogël të konfliktit.
Don Haskins bën historinë kur përzgjedh shtatë lojtarë afro-amerikanë në skuadrën e basketbollit të quajtur Texas Western Miners. Skuadra kritikohet nga të gjithë, por ata mundohen të fitojnë kundër të gjitha gjasave...
Një shef ekzekutiv pasanik i investimeve bankare të Nju Jorkut, Patrik Beitmen, e fsheh egon e tij psikopatike nga kolegët dhe miqtë ndërkohë që zhytet akoma më shumë në fantazitë e dhunshme dhe hedoniste.
Pilotët e Marinës, Ben Ganon, Henri Pursell dhe Kara Uejd ngarkohen me detyrën të trajnojnë një avion të ri
pa pilot që bazohet në inteligjencën artificiale për të sulmuar objektiva jashtë territorit të Sh.B.A-ve.
Ben është mosbesues ndaj teknologjisë së inteligjencës artificiale dhe kur Marina vendos ta vërë avionin në punë
edhe pas disa defekteve dhe mos-bindjeve, ai e di se duhet ta ndalojë atë në mënyrë që të shmangë një luftë të re
botërore.