Ndiqni udhëtimin mitik të Paul Atreides teksa ai bashkohet me Chanin dhe Fremen ndërsa është në një rrugë hakmarrjeje kundër komplotistëve që shkatërruan familjen e tij. Duke u përballur me një zgjedhje midis dashurisë së jetës dhe fatit të universit të njohur, Pauli përpiqet të parandalojë një të ardhme të tmerrshme që vetëm ai mund ta parashikojë.
Adele dhe Henry, një dyshe nënë e bir, i ofrojnë një udhëtim një burri të plagosur dhe të frikshëm. Megjithatë, ata shpejt mësojnë për të kaluarën e tij misterioze.
Bazuar në një histori të vërtetë. Një baba bën jetë të dyfishtë si falsifikues, grabitës bankash dhe mashtrues, ndërkohë që nuk arrin dot të ruajë marrëdhënien e mrekullueshme që ka me të bijën, e cila vuan të gjitha pasojat e papërgjegjshmërisë së tij…
Bazuar në historinë e vërtetë të pjesëtarëve të Malit Granit, një grup zjarrfikësish elitarë që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur qytetin nga flakët e një zjarri historik.
Një ekzekutiv marketingu, rrëmbehet dhe mbahet peng për 20 vjet në vetmi totale. Kur papritur lihet i lirë, ai fillon një mision për të zbuluar me çdo kusht kush organizoi dënimin e tij të tmerrshëm, por e gjen veten në mes të një rrjete komplotesh dhe sprovash të jashtëzakonshme...
Lufta e drogës në kufirin e SHBA-së dhe Meksikës ka përshkallëzuar, pasi aleancat kanë filluar trafikimin e njerëzve në të gjithë kufirin amerikan. Për të fituar luftën e hapur, agjenti federal, Met Grejvër ribashkohet me Alejandron energjik.
Mercenari mutant gojë-ndyrë, Wade Wilsoni (Deadpool), krijon një ekip mutantësh për të mbrojtur një djalë të ri me aftësi të mbinatyrshme
nga Cable, një udhëtar kohe i dhunshëm që kërkon ta vrasë.
Gjuetari i madh, Buck Fergusoni dhe kameramani i tij i besuar Doni
nisen në fundjavë për një aventurë epike, në mënyrë që Bucku
të lidhet sërish me djalin e tij vogël.
Dhuna dhe konfliktet fillojnë pasi një gjuetar e gjen veten në një marrëveshje droge të shkuar keq dhe me më shumë se dy milionë dollarë para të thata, në afërsi të Rio Grandes.
Një agjente e FBI-së e cila beson në ideale vendoset në një task forcë të emëruar nga qeveria për të luftuar kundër trafikantëve të drogës në kufirin SHBA-Meksikë.
Edi Maniks punon gjthë kohën në studion e tij filmike dhe përveç kësaj përballet dhe me problemet që i nxjerrin aktorët e tij. Kur një aktorët e tij më të mirë rrëmbehet ai bën çmos për ta kthyer madje paguan edhe shumen prej 100000 dollarë.