Ish agjenti i CIA-s, Frenk Moses ribashkon edhe një herë skuadrën e tij të agjentëve në pension, në përpjekje për të gjetur një bombë nukleare. Për të qënë të skusseshëm, ata duhet t’i mbijetojnë një ushtrie vrasësish, terroristëve të pashpirt dhe qeverive të korruptuara, të gjithë të etur për të shtënë në dorë armën e fuqishme...
Tre kriminelë profesionistë e gjejnë veten të bllokuar në një depo në përpjekje për t'u arritisur nga ligji dhe me një kërcënim edhe më të madh brenda.
Një vit e gjysmë pas shkatërrimit të qyteteve për shkak të një shpërthimi viral, një ish agjent FBI-je detyrohet të mbrojë një vajzë të re imune ndaj sëmundjes, prej një udhëheqësi të rrezikshëm bande që i është vënë pas asaj.
Një vrasëse me pagesë, futet në listën e zezë për t’u vrarë nga vetë organizata e saj, pasi vinte në diskutim urdhrat që merrte dhe kishte thyer protokollin.
Një ish ushtarak i dënuar dhe që është gati për t'u liruar, e gjen veten të bllokuar në një aeroplan me të burgosur, të cilët marrin kontrollin e aeroplanit.
Me shumicën e popullatës botërore të kthyer në një hordhi të pavdekshmish, R-ja është një zombi i ri dhe çuditërisht i mbyllur në vetvete. Ndërsa lufton dhe më pas ushqehet me një grup njerëzish, R-ja njihet me Xhulin dhe ndien një dëshirë për ta mbrojtur. Ajo çka ndodh më pas është fillimi i një marrëdhënieje të ngrohtë që e lejon R-në të nisë të rifitojë njerëzinë e tij. Ndërsa ky ndryshim përhapet nëpër popullatën vendase të zombive si një virus, Xhuli dhe R-ja më në fund duhet të përballen me një problem edhe më të madh kur vetë natyra e miqësisë së tyre vihet në sfidë.